Page 64 - Demo
P. 64


                                    Artistët impresionistë hapën një botë të re të artit modern, ndërsa postimpresionistët donin t’i zgjeronin më tej këto kufij. Termi postimpresionist u përdor nga kritiku i artit britaniku Roxher Fraj (Roger Fry), për të përshkruar artistët që erdhën menjëherë pas impresionistëve.Postimpresionizmi (1885-1910) ndikoi dukshëm në lëvizjet artistike të shek. XX.Postimpresionistët mësuan rreth përdorimit të dritës dhe ngjyrave në artin e tyre nga impresionistët, por donin të shtonin edhe idetë e tyre të reja në art. Ata kërkuan subjekte, teknika dhe forma të reja për të shprehur mendimet dhe emocionet. Forma dhe ngjyra u bënë mjetet shprehëse kryesore për interpretimin artistik.Piktori holandez Vinsent van Gog (Vincent van Gogh, 1853-1890), ishte një njeri me personalitet të dyzuar, nga njëra anë i butë dhe i ndjeshëm dhe nga ana tjetër egoist dhe i dhunshëm. Edhe pse depresiv, ai ishte në gjendje të çlironte energji të mëdha krijuese. Van Gogu filloi të pikturonte duke marrë si model pikturën realiste me subjekte njerëzit e varfër dhe pasi ra në kontakt me impresionistët, zhvilloi një gjuhë artistike origjinale. Pikturat e tij reflektojnë botën e tij të brendshme, sidomos nëpërmjet përdorimit të ngjyrave të ndritshme në mënyrë jo realiste.Në veprën “Nata me yje”, artisti mbivendos elemente reale dhe imagjinare. Vorbullat e mëdha në qiellin me yje, mbizotërojnë kompozimin, duke i dhënë një lëvizje energjike (fig. 2). Pol Sezan (Paul Cezanne, 1839-1906), punoi për një periudhë kohe në stilin impresionist dhe më pas zhvilloi kërkimet e tij personale piktorike. Sipas konceptimit të tij, piktura nuk duhet të kufizohet vetëm në riprodhimin e natyrës dhe të objekteve, por artisti me inteligjencën e tij duhet të paraqesë të vërtetën e fshehur pas tyre. Ai e zbuloi realitetin, duke përdorur ngjyrën për të krijuar format dhe vëllimet sipas parimeve të gjeometrisë. Sezani thoshte që në natyrë çdo gjë është e modeluar sipas tri formave gjeometrike kryesore, që janë: sfera, koni dhe cilindri. Piktura e Sezanit pati një ndikim të madh mbi artin kubist.Fig. 1. Pol Sazan, “Mali Shën Viktoria”, vaj në kanavacë, 1895Fig. 2. Van Gog “Nata me yje”, vaj në kanavacë, 1889Karakteristikat e postimpresionizmitArtistë dhe vepra1. Postimpresionizmi62
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68