Page 65 - Demo
P. 65


                                    Sezani ka pikturuar një seri veprash kushtuar lojtarëve të letrave. Në këtë vepër duket qartë thjeshtëzimi i formave. Figurat e lojtarëve janë mbështetur mbi një skemë figurash gjeometrike (fig. 3). Bie në sy përqendrimi i madh i dy lojtarëve në lojë. Pol Gogen (Paul Gauguin, 1848-1903) ishte një artist që me forcën e tij krijuese dha kontribut në tejkalimin e traditës impresioniste në art. Punët e tij karakterizohen nga një interpretim i lirë i realitetit dhe nga braktisja e thellësisë perspektive. Ai përdorte konture të errëta dhe kombinonte sipërfaqe të mëdha e të sheshta me ngjyra plotësuese (e verdhë-lejla, blu-portokalli, e kuqe-jeshile).Në veprën “Jakobi dhe engjëlli” duket qartë përdorimi i linjave dhe i ngjyrave të thjeshtëzuara, që shënoi edhe shkëputjen e Gogenit nga impresionizmi (fig. 4).August Roden (1840-1917) konsiderohet si babai i skulpturës moderne. Stili i tij i ndryshëm nga skulptura tradicionale, fillimisht u kritikua, por më vonë u pranua dhe u bë shumë i kërkuar. Që kur ishte ende gjallë, ai u bë shumë i famshëm dhe puna e tij admirohej nga të gjithë.Skulptura “Qytetarët e Kalesë”, një nga veprat më të njohura të Rodenit, pasqyron një ngjarje nga lufta 100-vjeçare, midis qytetit Kale të Francës dhe Anglisë. Burrat në skulpturë duhej të dorëzoheshin tek armiku, duke sakrifikuar veten për të shpëtuar qytetin. Skulptura shfaq emocionin e fortë të momentit (fig. 5). Fig. 3. Pol Sezan, “Lojtarët e letrave”, vaj në kanavacë, 1890-1892Fig. 4. Pol Gogen, “Jakobi dhe engjëlli”, vaj në kanavacë, 1888 Fig. 5. August Roden (Auguste Rodin) “Qytetarët e Kalesë”, bronz, 1884-188963 TEMATIKA3
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69