Page 67 - Demo
P. 67
Fig. 1. Eduard Mynç, “Britma”, vaj në kanavacë, 1893Fig. 2. Franc Mark, “Kuajt e Kuq të Mëdhenj”, 1911EkspresionizmiKarakteristikat e ekspresionizmit Artistë dhe vepraLëvizja ekspresioniste donte të paraqiste njeriun modern si viktimën e një shoqërie pa vlera morale dhe shpirtërore. Çdo artist kishte mënyrën e vet unike të shprehjes së emocioneve nëpërmjet artit. Subjektet shpesh shtrembërohen ose ekzagjerohen, kurse ngjyrat, më së shumti, janë të gjalla dhe tronditëse.Vepra “Britma” e artistit Eduard Mynç (Edvard Munch, 1863-1944) paraqet një njeri duke qëndruar në një urë me duart në fytyrë dhe duke bërtitur. Qielli pas tij është i kuq dhe i trazuar. Piktura shpreh emocionin e një personi të vetëm në ankthin e tij (fig. 1). Mynç bëri katër versione të kësaj vepre. Në veprën “Kuajt e Kuq të Mëdhenj”, artisti Franc Mark (Franz Marc, 1880-1916) përdor ngjyrën dhe lëvizjen për të shprehur energjinë dhe fuqinë e natyrës. Ai i përdorte shpesh ngjyrat për të përfaqësuar emocione të caktuara: blunë për të nënkuptuar shpirtëroren, të verdhën për femëroren dhe të kuqen për fuqinë dhe dhunën (fig. 2). Gjithashtu, ai realizoi shumë piktura me kuaj dhe kafshë të tjera.Në vitin 1905 në Dresden të Gjermanisë, tre studentë të rinj të arkitekturës krijuan një shoqëri të quajtur “Ura” (Die Brücke), që donte të thoshte një urë drejt përvojave të reja. Themeluesit e kësaj lëvizjeje ishin Erst Ludvig Kirshner (Erst Ludwig Kirchner, 1880-1939), Erik Hekel (Erich Heckel, 1883-1970) dhe Karl Shmid-Rotlif (Karl Schmidt-Rottluff, 1884-1976). Këtyre artistëve iu shtuan edhe të tjerë, ndër të cilët Emil Nolde (1867-1956) dhe Oto Myler (Otto Müller, 1874-1930).Erst Ludvig Kirshner, në pikturën “Rrugët e Berlinit”, paraqet skena të jetës urbane në prag të Luftës së Parë Botërore (fig. 3). Veprat e tij janë të njohura për efektet e tensionit psikologjik.Fig. 3. Erst Ludvig Kirshner,“Rrugët e Berlinit”, vaj në kanavacë, 1913Ekspresionizmi dhe fovizmi 2.65 TEMATIKA3

