Page 68 - Demo
P. 68
Karakteristikat e fovizmitMë 1905, Henri Matis, bashkë me artistët e tjerë Mauris de Vlamink (Maurice de Vlaminck) dhe Andre Dera, shfaqën stilin e tyre të ri në Paris. Një kritik i quajti “fauves”, që do të thotë “kafshë të egra”. Emri dhe stili i tyre i artit u quajt fovizëm.Artistët fovistë përdornin ngjyra intensive dhe kontraste të ngjyrave plotësuese (komplementare). Ata përdornin një linjë konturi pa detaje për të paraqitur subjektin. Fovistët nuk e përdornin perspektivën atmosferike në peizazhet e tyre.Henri Matis (Henri Matisse, 1869-1954), në fillim të shek. XX, zhvilloi një stil të ri. Ai filloi të pikturojë me masa të ndritshme ngjyrash të hedhura lirshëm. Matisi i përdori ngjyrat për të shprehur emocione, në një mënyrë që nuk kishte lidhje me ngjyrat natyrale të subjektit. Në pikturën “Gruaja me kapele” të Matisit, mund të shihet qartë përdorimi i ngjyrave të ndritshme dhe jo natyrale në portretin e gruas. Kjo mënyrë solli një tjetër përjetim emocional në pikturë. Edhe pse Matisi fillimisht u kritikua për stilin e tij të ri, “Gruaja me kapele” u ble nga koleksionistë të mëdhenj të artit (fig. 4).“Studio e kuqe” u pikturua nga Matis në vitin 1911, afër fundit të lëvizjes së fovizmit. Gjatë kësaj kohe ai filloi të eksperimentonte me sipërfaqe të sheshta dhe ngjyra. Vepra paraqet studion e Matisit dhe pikturat e tij të varura në mur. Në vepër duket qartë që Matisi nuk ishte i shqetësuar për ta bërë pikturën të dukej si një studio, por për të krijuar në të një strukturë interesante të ngjyrave dhe të formave (fig. 5).Fig. 4. Henri Matis, “Gruaja me kapele”, vaj në kanavacë,1905Fig. 5. Henri Matis, “Studio e kuqe”, vaj në kanavacë, 1911Në peizazhin në figurën 6, Andre Dera i pikturon pemët me të kuqe dhe blu, ndërsa gjethet me të verdhë të pastër. Të njëjtat ngjyra të ndritshme, reflektohen në ujë. Fig. 6. Andre Derain (1880-1954), “Peizazh”, vaj në kanavacë, 1906Fovizmi66

