Page 69 - Demo
P. 69
Lëvizja ekspresioniste lindi në Gjermani, kurse ajo foviste në Francë dhe të dyja datojnë më 1905.Lëvizja ekspresioniste përfshiu edhe fusha të tjera të artit, si muzikën, teatrin dhe letërsinë.Shumë nga ekspresionistët gjermanë u detyruan të iknin nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.Matis drejtoi një shkollë të vogël arti të quajtur “Akademia Matis” në Paris, 1908-1911.Fig. 7. Henri Matis në studion e tijFig. a Fig. bFig. cFakte interesante rreth postimpresionizmitFig. 8. Henri Matis, “Dy kërcimtarët”, kolazh, 1937-1938Matis i kushtoi një pjesë të veprimtarisë së tij krijuese, teknikës së kolazhit. Ai krijoi forma të thjeshta, gjeometrike ose natyrale. Në kolazhet e tij, zbulonte detaje të pafundme formash dhe ngjyrash nga natyra. Teknika që përdorte në këto kolazhe ishte e veçantë. Në fillim ai ngjyroste me guashe (bojëra uji) letrat e bardha, të cilat mbasi thaheshin, i priste me gërshërë (pa i vizatuar ato më parë). Format në letrat e ngjyrosura i kompozonte mbi sipërfaqe të sheshta.Vëzhgo me vëmendje kolazhin e Matis dhe përdor edhe ti të njëjtën teknikë (fig. 8). Ngjyros fleta të bardha me ngjyra të ndryshme dhe priti format e ndryshme me gërshërë (fig. a).Kopjo mbi një letër me ngjyrë siluetën e trupit të njeriut nga imazhi i ndonjë reviste (fig. b).Kompozoi figurat e prera mbi një letër të bardhë (fig. c).VeprimtariKolazh sipas Matisit67 TEMATIKA3

