Page 70 - Demo
P. 70
Kubizmi ishte një lëvizje e re artistike e themeluar nga Pablo Pikaso dhe Xhorxh Brak në vitin 1908. Artistët kubistë filluan t’i paraqesin në një mënyrë të re objektet tredimensionale mbi sipërfaqen e sheshtë të pikturës. Kubizmi u hapi rrugë lëvizjeve të ndryshme të artit modern të shek. XX.Kubizmi analitik:Në këtë periudhë, artistët studionin subjektin, e ndanin në forma të ndryshme dhe pastaj e rindërtonin, duke e pikturuar nga kënde të ndryshme shikimi. Fig. 1. Xhorxh Brak, “Violinë dhe shandanë”, vaj në kanavacë, 1910Fig. 2. Pablo Pikaso, “Tre muzikantët”, vaj në kanavacë, 1921Fig. 3. Pablo Pikaso, “Natyrë e qetë me karrige të thurur”, kolazh (bojëra vaji, kanavacë, thurje e ndenjëses së karriges), 1912Karakteristikat e kubizmit sipas periudhaveArtistë dhe vepraKubizmi sintetik: Në këtë periudhë, artistët kubistë propozuan idenë e shtimit të materialeve të tjera në një kolazh. Ata përdorën letër me ngjyrë, gazeta dhe materiale të tjera për të paraqitur pjesë të ndryshme të subjektit. Në këtë periudhë u përdorën edhe ngjyra të ndritshme.Vepra “Violinë dhe shandanë” e Xhorxh Brak (Georges Braque, 1882-1963) është një shembull i hershëm i kubizmit analitik (fig. 1). Në pikturë shihen copat e ndara të violinës dhe të shandanit. Këto copëza u përkasin objekteve, të para nga kënde të ndryshme shikimi. Braku mendonte se ky stil i lejonte shikuesit “të ishin më pranë objektit”.Piktura “Tre muzikantë” e Pablo Pikasos (Pablo Picasso, 1881-1973) ishte një nga veprat e tij të mëvonshme dhe shembull i kubizmit sintetik. Edhe pse duket sikur është ndërtuar me copa të prera letre me ngjyrë, ajo në të vërtetë është një pikturë. Në këtë vepër është e vështirë të thuash se ku përfundon një muzikant dhe ku fillon një tjetër. Piktura paraqet harmoninë e muzikës, ndërkohë që muzikantët luajnë së bashku (fig. 2).Më 1912, Pikaso filloi të kombinonte kubizmin me teknikën e kolazhit (fig. 3). Ai përdorte rërë ose allçi në pikturat e tij për të krijuar teksturë dhe aplikonte materiale të tilla, si letra me ngjyra, gazeta dhe letër-muri.KubizmiKubizmidhe abstraksionizmi 3.68

