Page 71 - Demo
P. 71
Rreth vitit 1909, Kandinski filloi të mendonte se piktura nuk kishte nevojë për një subjekt të caktuar dhe se, edhe vetëm forma e ngjyra mund të ishin art. Gjatë viteve në vijim ai eksperimentoi atë që do të njihej si Arti Abstrakt dhe u bë një nga themeluesit e tij. Në vitin 1912, Kandinski, Pol Kle, Franc Mark (Franz Marc) dhe artistë të tjerë abstraksionistë, krijuan grupin “Kalorësi blu”.Mjetet shprehëse të ekspresionistëve ishin ngjyra, linja dhe forma. Nëpërmjet këtyre elementeve ata përpiqeshin të bënin të dukshme atë që ishte e fshehur. Artistët abstraksionistë i dhanë shumë rëndësi ngjashmërive midis pikturës dhe muzikës. Vasili Kandinski (Wassily Kandinsky, 1866-1944) ndjeu se mund të shprehte ndjenjat e muzikën përmes ngjyrave dhe formave në pikturat e tij. Për shembull, ai mendonte se e verdha kishte tingullin e një trombe dhe se ngjyrat e vendosura së bashku mund të harmonizoheshin si akordet në një piano. Format që shihte me interes ishin rrethi, trekëndëshi dhe katrori. Ai mendonte se trekëndëshi mund të shkaktonte ndjesi agresive, katrori ndjesi qetësie dhe rrethi ndjesi shpirtërore (fig. 4).Pit Mondriani (Piet Mondrian, 1872-1944) pikturonte me saktësi forma gjeometrike. Në pikturën “Kompozimi I në të kuqe, në blu dhe në të verdhë”, ai krijon një ndjenjë ekuilibri, duke përdorur linjat e drejta të zeza, hapësira të bardha dhe ngjyrat e para. Shumë piktura të tjera të tij kanë po këtë stil.Artisti gjerman Pol Kle (Paul Klee, 1879-1940) eksperimentoi dhe zhvilloi kërkime mbi teorinë e ngjyrave. Për Pol Kle, arti abstrakt nuk mund të jetë i ndarë nga realiteti. Në veprat e tij, edhe pse abstrakte, ndihet gjithmonë elementi figurativ, i cili të kujton objektin fillestar. Edhe pse portretit i është dhënë një formë e re e thjeshtëzuar gjeometrike, elementet e tij figurative (sytë, vetulla, mimika) janë të identifikueshme (fig. 6). Fig. 4. Vasili Kandinski, “Kompozimi VII”, vaj në kanavacë, 1913Fig. 5. Pit Mondrian, “Kompozimi I në të kuqe, në blu dhe në të verdhë”, vaj në kanavacë, 1921Fig. 6. Pol Kle, “Portret”, vaj në kanavacë, 1922Ngjyrat dhe formatKarakteristikat e abstraksionizmitAbstraksionizmi69 TEMATIKA3

