Page 72 - Demo
P. 72


                                    Kur Pol Kle vizitoi vendet e Mesdheut Jugor (Tunizinë, Egjiptin, Siçilinë), mbante me vete një bllok shënimesh për skica dhe akuarele. Në bllok, ai hidhte peizazhe (që më pas i përpunonte në studio), duke u përpjekur të kapte atmosferën, ngjyrat natyrale dhe dritën. Vëzhgoni pikturën në fig. 7 ku artisti tregon hapësirën e këtyre peizazheve dhe pjellorinë e natyrës. Piktura është e ngjashme me fushat e mbjella të fotografuara nga lart. Gjej imazhe të fushave të para nga lart, të cilat paraqesin interes për format e tyre të thjeshta gjeometrike dhe raportin e ngjyrave (fig. 8, 9, 10).Vizato ndarjet mes fushave në forma të thjeshta gjeometrike.Ngjyrose me një raport ngjyrash sipas dëshirës (me tonalitete ngjyrash të përafërta, njëngjyrëshe ose me kontraste ngjyrash të pastra).Në vend të letrës së vizatimit mund të përdorësh gazetë për të krijuar një teksturë interesante (fig. 11).Fig. 7. Pol Kle, “Monument i vendeve pjellore”, 1929 Fig. 8Fig. 10Fig. 9Fig. 11Fusha të mbjella parë nga lart Vepra e Pol Sezanit ka qenë frymëzim kryesor për kubizmin.  Pikaso krijoi skulpturën kubiste, gjithashtu. Ndër skulpturat e tij përmendim veprën “Kokë gruaje”. Subjektet e kubizmit përfshinin instrumente muzikore, njerëz, shishe dhe letra loje. Peizazhi ishte  pak i pranishëm.  Shumë prej pikturave të Kandinskit kanë tituj sikur të ishin këngë ose vepra muzikore, si: “Kompozim”,  “Improvizim” etj.  Piktorët Vasili Kandinski dhe Pol Kle dhanë mësim në shkollën e artit, dizajnit dhe arkitekturës në  Bauhaus, Gjermani.Fakte interesante rreth kubizmit dhe abstraksionizmitVeprimtariSipas Pol Klesë70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76