Page 73 - Demo
P. 73


                                    Fig. 2. Marsel Dyshamp, “Rrota e biçikletës”, skulpturë, 1913-1914Fig. 3. Men Rei, “Cadeau” (Dhurata), 1921Karakteristikat e dadaizmitArtistë dhe vepraGrupi i artistëve dada u themelua në Zyrih të Zvicrës rreth vitit 1916. Përfaqësuesit e grupit iu kundërvunë të gjitha formave tradicionale të shprehjes në art, gjë e cila solli edhe lirinë krijuese për brezat e artistëve të ardhshëm.Artistët dada donin të shkaktonin një efekt të fortë çudie dhe zhgënjimi mbi spektatorët, për t’i bërë ata të reflektonin ndaj mënyrës si ishin mësuar ta shihnin artin.Veprat realizoheshin me teknika nga më të ndryshmet dhe shpesh dukeshin si të kompozuara në mënyrë të rastësishme.Marsel Dyshamp (Marcel Duchamp, 1887-1968) ishte një nga personazhet artistike më të rëndësishme të artit të shek. XX. Ai shprehej se çdo objekt mund të jetë vepër arti, mjafton të zgjidhet nga artisti si i tillë. Ai u vendoste tituj pa kuptim objekteve të përdorimit të përditshëm dhe i ekspozonte.Në vitin 1917, Dyshampi propozoi veprën e titulluar “Burimi”, të firmosur me pseudonimin Riçard Mat (Richard Mutt) (fig. 1). Objekti është një urinore majolike, e kthyer kokëposhtë (mbrapsht) dhe e vendosur mbi piedestal. Rrota e biçikletës është lënë e lirë të xhirojë, por ndërkohë është e detyruar të mos lëvizë, pasi është e fiksuar mbi një stol. Vepra paraqet lëvizjen, por në të njëjtën kohë edhe ndalimin e saj (fig. 2).Men Rei (Man Ray, 1890-1976), ishte një artist amerikan që e kaloi një pjesë të karrierës së tij në Francë. Ai realizoi vepra me teknika të ndryshme artistike. Men Rei realizoi në Paris më 1921 objektin e quajtur “Dhuratë” (një hekur për hekurosje me një rresht gozhdësh në të) (fig. 3).Fig. 1. Marsel Dyshamp, “Burimi”, 1917Dadaizmi Dadaizmi dhe surrealizmi 4.71 TEMATIKA3
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77