Page 74 - Demo
P. 74


                                    Surrealizmi u themelua në vitin 1924 nga shkrimtari francez Andre Breton (1896-1966). Lëvizja përfshiu shumë artistë, poetë dhe shkrimtarë, të cilët nëpërmjet veprave shprehnin idetë e tyre.Surrealizmi filloi si një lëvizje filozofike, sipas së cilës mënyra për të gjetur të vërtetën në botë ishte nëpërmjet të pandërgjegjshmes dhe ëndrrave dhe jo nëpërmjet mendimit logjik. Surrealistët e konsideronin procesin e ëndrrës si thelbësor për natyrën njerëzore. Veprat e artit marrin domethënie të ndryshme, duken joreale dhe me situata absurde. Artisti italian Xhorxho de Kiriko (Giorgio de Chirico, 1888-1978) themeloi shkollën “Arti Metafizik” që pati shumë ndikim tek artistët surrealistë. Ai u bë pjesëtar i lëvizjes surrealiste më 1925.Piktura “Kënga e dashurisë” është një nga shembujt më të hershëm të artit surrealist. Ajo u pikturua prej tij në vitin 1914, dhjetë vjet para se të themelohej lëvizja. Artisti kombinon në të një numër të objekteve të palidhura, si: topin e gjelbër, dorezën plastike gjigante dhe kokën e një statuje greke. Nëpërmjet kësaj pikture, de Kiriko u përpoq të shpjegonte ndjenjat e tij për absurditetin e Luftës së Parë Botërore (fig. 4).Salvador Dali (1904-1989) ishte artist spanjoll dhe konsiderohet si piktori më i njohur që përqafoi idenë dhe artin surrealist. Vepra “Vazhdimësia e kujtesës” konsiderohet si ndër më të famshmet në të gjitha pikturat surrealiste. Ajo paraqet orë që varen, të tjetërsuara nga materiali i tyre i qëndrueshëm, dhe jep idenë që gjatë ëndërrimit koha është e parëndësishme (fig. 5).Rëne Magrit (René Magritte, 1898-1967) ishte një artist belg, të cilit i pëlqente të sfidonte idetë e njerëzve në atë që ata duhet të shihnin përmes pikturave të tij surrealiste.“Biri i Njeriut” është një autoportret i Rëne Magrit. Sidoqoftë, ne nuk mund ta shohim fytyrën e tij, pasi ajo është e mbuluar nga një mollë. Piktura tregon një njeri me një kapelë që qëndron para një muri dhe oqeanit. Qielli është i vrenjtur dhe, çuditërisht, fytyra e njeriut është nën hijen e mollës. Nëse e vëzhgoni me vëmendje portretin, ju mund të zbuloni një pjesë të syrit të njeriut, pra, ai ndoshta mund të të shohë (fig. 6).Karakteristikat e surrealizmitArtistë dhe vepraFig. 4. Xhorxho de Kiriko, “Kënga e dashurisë”, vaj në kanavacë, 1914Fig. 5. Salvador Dali, “Vazhdimësia e kujtesës”, vaj në kanavacë, 1931Fig. 6. Rëne Magrit, “Biri i njeriut”, vaj në kanavacë, 1964Surrealizmi72
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78