Page 76 - Demo
P. 76


                                    Ekspresionizmi abstrakt lindi si lëvizje artistike mbas Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Nju Jorkut, në vitin 1940. Lëvizja mori këtë emër, pasi edhe pse veprat e saj nuk kanë subjekt, sërish përcjellin emocione.Karakteristika kryesore e artit abstrakt është se nuk ka asnjë subjekt të njohur. Disa artistë abstraktë mendonin se emocionet shkaktohen nga përdorimi i ngjyrave dhe i formave të caktuara. Artistë të tjerë abstraktë pikturonin duke përdorur lëvizje të rastësishme për të shprehur emocionet e tyre të pandërgjegjshme. Mark Rothko (Mark Rothco, 1903-1970) ishte një artist rus që emigroi në Amerikë në vitin 1913. Pikturat e tij janë të njohura për blloqet me ngjyra të ndritshme, të vendosura afër njëratjetrës ose të mbivendosura në mënyrë të ekuilibruar.Ai krijoi një numër pikturash që ishin kryesisht blloqe të mëdha të ngjyrës, të ndara me bordura të paqarta (të sfumuara). Rothko nuk e shpjegonte çfarë donte të thoshte nëpërmjet veprës. Ai ia linte interpretimin e lirë shikuesit (fig. 1). Xhekson Pollok (Jackson Pollock, 1912-1956) i krijoi pikturat e tij pa përdorur penelatat mbi telajo, por në një mënyrë që më vonë do të quhej “action painting” (pikturë nëpërmjet veprimit). Ai u bë i famshëm për pikturat e tij të mëdha të bëra me pikëzime dhe spërkatje të bojës. Pollok e shtrinte telajon në tokë, i vinte rrotull ose hynte brenda saj, ndërkohë që shpërndante ngjyrat mbi të. Xhekson Pollok krijoi stilin e tij unik në pikturë. Ai e spërkaste dhe e shpërndante bojën direkt mbi kanavacë. Në pikturën “Nr. 5” ngjyra e verdhë dhe kafe ndërthuren për të krijuar një teksturë interesante (fig. 2).Karakteristikat e ekspresionizmit abstraktArtistë dhe vepraFig. 1. Mark Rothko, “Qendra e bardhë (E verdhë, rozë dhe vjollcë në rozë)”, 1950Fig. 2. Xhekson Pollok, “Nr. 5”, 1948Ekspresionizmi abstraktEkspresionizmi abstrakt dhe pop arti 5.74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80