Page 77 - Demo
P. 77
Lëvizja artistike pop art i ka fillimet e saj rreth vitit 1950 në Britani, por u bë popullore rreth vitit 1960 në Nju Jork, ku dhe u kthye në një lëvizje të vërtetë artistike.Pop arti përdor imazhe të personazheve të njohura të kohës si: aktorë, këngëtarë, politikanë etj. Pjesë e subjekteve janë edhe artikujt komercialë (tregtarë) si: kavanozat e supës, pijet joalkoolike, librat me ilustrime dhe çdo artikull tjetër i njohur në treg. Këto objekte, artistët i përdornin në veprat e tyre në mënyra të ndryshme, disa prej të cilave ishin: përsëritja e objektit, ndryshimi i ngjyrës dhe i teksturës së tij, bashkimi i objekteve të ndryshme për të krijuar një imazh etj.Endi Urhël (Andy Warhol, 1928-1987) është më i njohuri ndër artistët pop dhe luajti një rol të rëndësishëm për ta bërë të njohur këtë lëvizje artistike. Piktura e tij e kavanozave “Campbell Soup” (Supa Kampbell) e vendosi pop artin në pararojën e skenës së artit të kohës (fig. 3).Në veprën “Tetë Elvisa”, Urhël përdor një fotografi të Elvis Preslit (Elvis Presley), i cili mban një pistoletë në dorë si një qitës i Perëndimit të Egër. Imazhi i Elvisit përsëritet tetë herë. Imazhet që përsëriten, duke u afruar nga e djathta dhe duke iu mbivendosur njëri-tjetrit, krijojnë ndjenjën e pafundësisë (fig. 4).Roi Lihtenshtein (Roy Lichtenstein, 1923-1997) ishte piktor dhe dizenjues. Ai u frymëzua për veprat e tij nga librat me ilustrime (comic books) dhe filmat vizatimorë. Piktura “Vajza që po mbytet” është bërë që të duket si një skenë nga një libër komik. Vajza po mbytet dhe ajo thërret: “Nuk më intereson, më mirë të zhytem, sesa të thërras Bradin për ndihmë!” Artisti realizoi edhe piktura me pika që ishin karakteristike për ilustrimet me ngjyra (fig. 5).Karakteristikat e pop artitArtistë dhe vepraFig. 5. Roi Lihtenshtein, “Vajza që po mbytet”, vaj në kanavacë, 1963Fig. 3. Endi Urhël, “Supa Kampbell dhe hapësja”, teknikë e përzier, 1962Fig. 4. Endi Urhël, “Tetë Elvisa”, teknikë stampimi (serigrafi),1963Pop arti75 TEMATIKA3

