Page 78 - Demo
P. 78


                                    Vëzhgoni imazhin që tregon Pollokun gjatë punës së tij. Vëzhgoni veprat e artistit të paraqitura në libër. Në veprat e tij, linja është e çliruar nga karakteri tradicional figurativ, pra nuk përcakton objekte apo forma të caktuara. Ngjyra, gjithashtu nuk zë një sipërfaqe, nuk përshkruan një figurë. Si linja, ashtu edhe ngjyra shndërrohen në shenjën (si një nënshkrim) e artistit dhe hap pas hapi kthehen në një teksturë.  Realizo edhe ti një punim sipas teknikës së Pollokut. Përzgjidh dhe përgatit ngjyrat në formë të lëngshme. Përdor një tabak letre të bardhë ose me ngjyrë. Vendose letrën në dysheme dhe shpërndaj e kombino ngjyrat me penel, sipas dëshirës. Fig. 7. Xhekson Pollok, Nr. 11A “E zezë, e bardhë dhe gri”, 1948, bojëra vaji dhe zmaltiFig. 8. Xhekson Pollok, “Kompozimi nr. 16”, vaj në kanavacë, 1948Fig. 6. Xhekson Pollok gjatë punës në studio Para Luftës së Dytë Botërore, Parisi ishte qendra e shumicës së lëvizjeve të reja të artit modern, por  pas saj, Nju Jorku u bë qendër e rëndësishme për artistët. Artistët e pop artit dëshironin ta bënin artin për masat, pasi sipas tyre arti gjer atëherë ishte vetëm  elitar. Artisti i njohur i ekspresionizmit abstrakt Uilliam de Kuning (William de Kooning) shkoi në Amerikë  si një klandestin në një anije dhe punoi si bojaxhi për ca kohë.Fakte interesante rreth ekspresionizmit abstrakt dhe pop artit VeprimtariSipas teknikës së Pollokut76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82