Page 79 - Demo
P. 79
Nëse i referohemi veprave të skulptorëve në gjysmën e dytë të shek. XX, vëmë re shfaqjen e një gjuhe të re artistike dhe të shumë teknikave të reja. Përdorimi i materialeve plastike dhe i informatikës i ndihmon artistët në realizimin e krijimeve shumë novatore. Zgjidhjet interesante dhe të paparashikueshme janë të shumta. Mundësia e re e qëndrimit (duke u mbështetur në një pikë) apo lëkundja (duke u varur në një fije) u lejoi skulpturave një vendosje të re në hapësirë. Deri në atë kohë, palëvizshmëria ishte një nga karakteristikat e skulpturës. Përdorimi i lëvizjes tronditi domethënien e këtij arti. Sot përmes programimeve elektronike, lëvizjet e objekteve mund të komandohen edhe nga vetë spektatorët. Shpesh artistët e ideojnë veprën në studiot e tyre dhe e çojnë për të realizuar (në përmasa të mëdha), në laboratorët e artizanëve ose në ofiçina industriale.Skulptori amerikan Aleksandër Kalder (Alexander Calder, 1898-1976) krijoi një strukturë fikse me pjesë të lëvizshme që mund të lëkundeshin edhe nga një lëvizje e lehtë e ajrit. Në studion e tij, ai krijoi vepra me një ekuilibër delikat midis pjesëve të lëvizshme dhe atyre të palëvizshme.Pop arti paraqet në botën e artit objekte industriale të konsumit.Skulptura midis artit dhe teknologjisëArtistë dhe vepraLaboratori i KalderitFig. 1. Kalder në studion e tijFig. 2. Endi Urhël, “Kutia e drithërave”, skulpturë, dru i stampuar, 1964Fig. 3. Klaes Oldenburg (Claes Oldenburg), 1929,“Vitrina e pastiçerisë I”, skulptura me allçi të pikturuara dhe të vendosura mbi pjata qeramikedhe mbajtëse metalike. Vitrina e realizuar me xham dhe metal, 1961-1962.Skulptura dhe arkitektura në gjysmën e dytë të shek. XX 6.77 TEMATIKA3

