Page 80 - Demo
P. 80
Përdorimi i plastikës revolucionarizoi skulpturën.Zhvillimi ekonomik dhe teknologjik i viteve ‘50 dhe ‘60 të shek. XX, bëri të mundur projektimin e ndërtesave me elemente ndërtimi të prodhuara në seri, të cilat montoheshin shumë shpejt. Për shembull, ndërtimi i një banese (pallati) me panele parafabrikate të realizuara në seri çon në ndërtimin e shpejtë dhe reduktimin e kostove. Fig. 4. Sezar Baldakini (César Baldaccini, 1921-1998), “Kanë qumështi e derdhur”, plastikë, 1989Fig. 5. Sezar Baldakini, “Gishti i madh”, 1965Fig. 6. Sezar Baldakini, “Gishti i madh”, boceti në studioFig. 7. Kompleksi “Vendbanim ‘67” gjatë ndërtimit Fig. 8. Kompleksi “Vendbanim ‘67”Arkitektura Zgjidhje të reja teknikeVendbanim ‘67Në ekspozitën e Montrealit (Kanada, 1967), me temë “Njeriu dhe bota e tij”, u paraqit një kompleks banimi i kompozuar me apartamente banimi parafabrikate. Modele apartamentesh të realizuara me betonarme bashkohen në mënyrë të “parregullt”. Kjo mënyrë e vendosjes krijon tarraca të gjera dhe hapësirat e vendkalimeve nëpër apartamente (fig. 7, 8). Arkitekti ishte izraeliti Moshe Safdie (lindur më 1938).Arkitektët i kushtonin një kohë të gjatë procesit të projektimit të komplekseve të mëdha të banimit në qytete. Brenda këtyre komplekseve, ata duhej të bashkonin funksionet banuese, tregtare, edukative, çlodhëse etj., që zakonisht ofroheshin nga strukturat e shpërndara në të gjithë qytetin. Këto komplekse do të funksiononin si organizma më vete brenda qytetit. Komplekset e banimit78

