Page 81 - Demo
P. 81
Fig. 10. Frank O. Gehri (Frank O. Gehry), Muzeu Gugenheim, 1991-1997, BilbaoFig. 11. Xhejms Stirling (James Stirling) dhe Majkëll Uilford (Michael Wilford), Galeri Arti, 1977-1980, Shtutgart, GjermaniKenzo Tange zhvilloi më tej idetë e tij për format e zgjeruara urbane në vitin 1966, kur krijoi qendrën e transmetimit televiziv dhe shtypit “Yamanashi” në Kofu.Kjo ndërtesë u projektua për tri kompani mediatike, një shtypshkronjë gazete, një stacion radioje dhe një studio televizive. Në katin e parë ndodheshin shtypshkronja dhe zyrat me xhama e ballkone, kurse në katet e sipërme studiot e radios dhe të televizionit. Shërbimet, përfshirë shkallët dhe ashensorët, u vendosën në 16 kolona betonarme me diametër prej pesë metrash (fig. 9). Fig. 9. Qendra televizive “Yamanashi”Qendra televizive “Yamanashi”Shpikja dhe përdorimi i materialeve të reja solli revolucionarizimin e arkitekturës. Përmendim këtu përdorimin e çelikut, të betonit të përforcuar apo dhe të titanit, si në rastin e muzeut Gugenheim. Bëj një kërkim nëpër revista apo internet dhe gjej shembuj të ndryshëm të arkitekturës që të duken interesante. Printo imazhe të tyre dhe përgjigju me shkrim pyetjeve të tilla: Cilat materiale janë përdorur për fasadën e tyre? Cila është forma e ndërtesës? A janë të dukshme elementet e strukturës? Me çfarë janë realizuar ato (shtylla betoni apo çeliku, mure me gurë apo me tulla etj.)?Ndërtesa është e kompozuar nga blloqe gjeometrike në dukje të shtrembëruara. Sipërfaqet me material titani janë të ndritshme dhe reflektuese, çka e bën ndërtesën mjaft të dukshme.Në këtë ndërtesë bashkohen elementet klasike dhe moderne, si të arkitekturës, ashtu edhe të materialeve. Në të gjithë muzeun, Stirling kombinon materialet tradicionale me ato moderne: gurin ranor me çelikun industrial të ngjyrosur.VeprimtariMateriale dhe elemente arkitektonike79 TEMATIKA3

