Page 82 - Demo
P. 82
Pas Luftës së Dytë Botërore, veprimtarinë e parë artistike në artet figurative e shënoi Ekspozita Kombëtare, e hapur në prill të vitit 1945. Kjo ekspozitë dhe të tjerat që u hapën më pas, pasqyruan edhe drejtimin që do të merrte arti shqiptar. Që në vitet e para, shteti përcaktoi rrugën që duhej të ndiqte arti, të vetmen rrugë të lejueshme për vendet komuniste: metodën e realizmit socialist. Realizmi socialist u deklarua si metoda zyrtare artistike, për të gjitha llojet e artit, në kongresin e parë të shkrimtarëve sovjetikë, në vitin 1934 në Moskë. Çdo artist kontrollohej nga shteti dhe duhej të realizonte vepra vetëm brenda metodës zyrtare.Parimet kryesore të realizmit socialist ishin besnikëria ndaj partisë dhe pushtetit, paraqitja realiste dhe të qenit i kuptueshëm për masat. Veprat e artit duhej të paraqisnin burrat dhe gratë në punë ose në sport, udhëheqësit politikë, mbledhjet politike dhe arritjet teknologjike. Të gjitha, duhet të shpreheshin në formë natyraliste dhe të idealizuar: të rinj të fuqishëm, të lumtur dhe heronj. Ndërtimi i institucioneve artistike mundësoi realizimin e qëllimit për ta bërë artin një mjet propagandistik në shërbim të ideologjisë së partisë në pushtet. Në vitin 1946 u hap shkolla e mesme artistike që përgatiste artistët e rinj. Galeria Kombëtare e Arteve, në të cilën grumbulloheshin veprat më të mira të traditës dhe të autorëve bashkëkohës, u hap në vitin 1954. “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve” u krijua me qëllimin që artistë të të gjitha shprehjeve artistike, të bashkonin përpjekjet për krijimin e artit të ri të realizmit socialist. Nxënësit më të mirë që dilnin nga Liceu Artistik dërgoheshin të studionin në vendet e bllokut socialist, derisa u ngrit Instituti i Lartë i Arteve, në vitin 1960. Fig. 1. Sali Shijaku, “Vojo Kushi”, vaj në kanavacë, 1969Fig. 2. Bukurosh Sejdini, “Agimi i 17 Nëntorit në Tiranë”, vaj në kanavacë, 1957Fig. 3. Sadik Kaceli, “Hidrocentrali Karl Marks”, vaj në kanavacë, 1961Fig. 4. Rafael Dembo, “Shkojmë në punë”, vaj në kanavacëKu lindi metoda e realizmit socialistKarakteristikat e realizmit socialistNdërtimi i institucioneve të artitArti shqiptar në periudhëne socializmit7.80

