Page 83 - Demo
P. 83
Studentët e kthyer nga shkollat e bllokut socialist, kryesisht nga Bashkimi Sovjetik, sollën me vete edhe parimet e realizmit socialist, të cilat vazhduan të ndiqeshin deri në rënien e sistemit komunist. Ndër këta artistë përmendim Guri Madhin, Sali Shijakun, Zef Shoshin, Vilson Kilicën, Kristaq Ramën, Jakup Keraj, Danidh Jukniun etj. Për herë të parë morën zhvillim të gjitha shprehjet artistike të artit figurativ si piktura, skulptura, afresku, grafika, skenografia, por edhe artet e aplikuara si qeramika, tekstilet, punimi i qelqit dhe mozaiku. Fig. 5. Guri Madhi, “Gratë e Kurveleshit”, vaj në kanavacë, 1961Fig. 6. Zef Shoshi, “Aksionistja”, vaj në kanavacë, 1966Fig. 8. Vilson Kilica, “Brigadieret”, vaj në kanavacë, 1969Fig. 10. Sh. Hadëri, K. Rama, M. Dhrami, “Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë (1972)Fig. 9. Safo Marko, “8 Marsi”, pllakat, 1965Fig. 7. Kristina Hoshi, “Filizat e rinj”, allçiSkulptura monumentale mori një zhvillim të madh dhe brenda pak viteve u ngritën disa të tilla. Ndër më të rëndësishmet përmendim “Monumenti i Skënderbeut” në Tiranë (1968), me autorë O. Paskali, A. Mano, J. Paço; “Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë (1972), me autorë Sh. Hadëri, K. Rama,M. Dhrami. Pas viteve ‘60Rreth fundit të viteve ‘60 dhe fillimit të viteve ‘70, disa artistë u përpoqën të ofronin një paraqitje në formë ndryshe të pikturës, duke ruajtur të njëjtat tematika. Kjo frymë liberale u manifestua në të gjitha fushat e tjera të artit dhe të jetës, por nuk kaloi shumë dhe këta artistë u cilësuan si të ndikuar nga arti perëndimor dhe të larguar nga vija ideologjike e partisë. Disa prej tyre u burgosën ose u dënuan me punë krahu të vështirë, përmendim artistët Edison Gjergo, Edi Hila, Ali Oseku, Maks Velo etj. 81 TEMATIKA3

