Page 84 - Demo
P. 84


                                    Në artin figurativ shqiptar të periudhës së realizmit socialist u zhvilluan kryesisht gjinia e kompozimit, portreti dhe peizazhi industrial (në pikturë). Tematikat e veprave të artit ishin ato historike; të punës, ku paraqiteshin punëtorë e fshatarë; të luftës antifashiste; mbledhjet politike dhe figurat e rëndësishme të partisë në pushtet; edukimi në punë përmes fjalës së partisë dhe teknologjisë së re socialiste; familja e re shqiptare; arritjet teknologjike. Ideologjia komuniste në art do të vazhdonte ndikimin e saj të plotë deri pak përpara rënies së regjimit. Artistët do të vazhdonin të pasqyronin me devotshmëri arritjet “madhështore” të socializmit në të gjitha fushat e jetës, edhe pse ky imazh i pasqyruar prej tyre nuk ishte realiteti i vërtetë i Shqipërisë së lodhur nga ideologjia komuniste. Artistë të ndryshëm filluan të trajtonin temën historike, një pjesë peizazhin, portrete familjare, veprimtari kulturore dhe sportive; pra trajtuan ato tema dhe gjini ku ishte e mundur më shumë për t’iu shmangur rregullave të metodës së realizmit socialist.Fig. 11. Edison Gjergo “Metalurgu”, vaj në kanavacë, 1971Fig. 13. Fatmir Haxhiu, “Shpallja e republikës”, vaj në kanavacë, 1976Fig. 14. Ismail Lulani, “Drejt Vlorës heroike”, vaj në kanavacë, 1978Fig. 15. Niko Progri, “Lajmet e mëngjesit”, vaj në kanavacë, 1970Fig. 12. Edi Hila, “Mbledhja e pemëve, vaj në kanavacë, 1971Ndër artistët shqiptarë të kësaj periudhe përmendim: Fatmir Haxhiun, Ismail Lulanin, Skënder Kamberin, Hasan Nallbanin, Petro Kokushtën, Pandi Melen, Shaban Hysën, Llambi Blidon, Niko Progrin etj.VeprimtariTematika e veprave të artit në periudhën e realizmit socialistVëzhgo me vëmendje veprat e artit të paraqitura në libër dhe identifiko se cilës tematikë i përket secila prej tyre.Vëzhgo dhe diskuto për mënyrën e paraqitjes së personazheve, pozat ose lëvizjet dhe veshjen e tyre. 82
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88