Page 85 - Demo
P. 85
Qyteti i Gjirokastrës dhe ai i Beratit janë regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si një zonë e vetme, për shkak të ngjashmërive që paraqesin si nga ana arkitekturore, ashtu edhe nga ajo kulturore e historike. Gjirokastra, qyteti i gurtë, është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, ndërsa Berati i është bashkuar kësaj liste në vitin 2008. Ndërtimet në këto qytete u përkasin kryesisht banesave, krahas qendrës zejtare-tregtare dhe ndërtimeve të kultit.Në Gjirokastër veçohet tipi i banesës së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni me peizazhin shkëmbor të territorit ku ngrihet. Banesat, një tip i veçantë në tipologjinë e banesës shqiptare dhe asaj ballkanase të mesjetës së vonë, luajnë një rol të rëndësishëm në fizionominë e qytetit. Gjirokastra ka Kalaja, që përbën edhe zanafillën e qytetit, është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIII dhe është një nga kalatë më madhështore në Shqipëri. Gërmimet arkeologjike i dëshmojnë gjurmët e para të ndërtimeve që në shek. IV, gjë që tregon se kjo kala ka kaluar në disa etapa ndërtimi, deri në zgjerimin dhe rindërtimin e saj në vitet 1811-1812, nën zotërimin e Ali Pashë Tepelenës. Pazari (shek. XVII) është një kompleks i rëndësishëm i qytetit dhe ndodhet afër kalasë. Ai i ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional me ndërtesa të njëpasnjëshme të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj.Qyteti i Gjirokastrës, i ndërtuar në rrëzë të Malit të Gjerë, përbën një dëshmi të rëndësishme të traditës kulturore dhe të mënyrës së jetesës së shek. XIVXIX. Terreni mbi të cilin është ndërtuar luajti një rol të rëndësishëm për zhvillimin e tij urban.Arkitektura e banesave56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, rreth 550 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike e kulturore.Fig. 1. GjirokastraFig. 2. Banesa e Zekatëve Fig. 3. Kalaja e Gjirokastrës Fig. 4. Qafa e pazaritQyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.Gjirokastra, Berati dhe arkitektura e tyre tradicionale 8.Tematika e veprave të artit në periudhën e realizmit socialist83 TEMATIKA3

