Page 86 - Demo
P. 86
Në pamje të parë, Berati të krijon idenë e një grupi të vetëm arkitektonik. Shtëpitë janë të vendosura breza-breza dhe nëpërmjet përsëritjes së mureve të bardha, dritareve dhe çative krijojnë ritëm dhe harmoni urbanistike. Shtëpia karakteristike beratase është ajo me çardak. Çardaku është një dhomë e madhe që rrethohet nga dyert e dhomave të tjera. Oborret janë të vogla dhe të shtruara me rrasa guri. Kalaja e Beratit, monumenti më i hershëm, ndodhet në kodrën në të djathtë të lumit Osum. Muret e saj rrethuese i janë përshtatur terrenit dhe janë zhvilluar në periudha të ndryshme. Punimet më të hershme i përkasin periudhës ilire, kurse rindërtimet e herëpashershme janë bërë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX.Ndërtimet më të bukura janë ato të shekujve XIII-XIV dhe mbahen si shembuj shumë të rëndësishëm të arkitekturës mesjetare shqiptare. Disa nga kishat e asaj periudhe janë Shën Mëria Vllaherna, Shën Triadha, Shën Mëhilli. Ndër xhamitë më të hershme janë Xhamia e Kuqe dhe e Bardhë që ndodhen në kala. Teknika dekorative e ndërthurjes së gurit me tullën është e pranishme si te kishat, ashtu edhe te xhamitë. Qyteti i Beratit, i njohur si qyteti i “Një mbi një dritareve”, është dëshmi e pasurisë së trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike. Qendra e tij urbane reflekton ndikime të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt XVIII-XIX. Kjo traditë i është përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore.Arkitektura e banesaveNdërtimet e kultitLagjja më karakteristike është Mangalemi, ndërtesat e së cilës ndjekin lakimin e kodrës. Përballë me Mangalemin dhe e ngjashme me të, ndodhet lagjja Goricë, e cila ngrihet mbi një shpat kodre që nis nga bregu i lumit. Këto dy lagje i lidh monumenti i kulturës Ura e Goricës, e ndërtuar në shek. XVIII.Fig. 5. Mangalemi Fig. 6. Ura e Goricës dhe lagjjaFig. 7. Kalaja e BeratitFig. 8. Shën Triadha daton në fund të shek. XIII dhe fillim të shekullit XIV84

