Page 87 - Demo
P. 87
Trashëgimia kulturore është e shkuara, të cilën duhet t’ua kalojmë brezave që do të vijnë. Është detyra jonë ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta promovojmë trashëgiminë kulturore si një vlerë të çmuar, jo vetëm të identitetit tonë kombëtar, por edhe të mbarë njerëzimit. Arti është një mënyrë shumë e mirë për promovimin e trashëgimisë kulturore. Krijo një kartolinë me imazhe nga qyteti i Gjirokastrës ose Beratit, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.Fig. 9. Xhamia Mbret e ndërtuar në shek. XV Fig. 10. Kisha e Shën Mëhillit daton në shek. XIVMblidh imazhe fotografike nga qytetet, ku paraqiten shtëpitë karakteristike apo monumentet e tyre të rëndësishme.Realizo imazhin e kartolinës duke ndjekur një nga dy mënyrat e mëposhtme.1. Vizato një banesë karakteristike të qytetit (fig. a).2. Bëj një kolazh me fotografi të disa prej monumenteve më të rëndësishme (fig. b). Ndërto formatin e kartolinës sipas dëshirës. Përshtate imazhin e krijuar me shkrimin përkatës. Dërgoja kartolinën një miku a mikeshe jashtë Shqipërisë. Fig. a. Kartolinë me vizatim Fig. b. Kartolinë me kolazhVeprimtariKartolina “Greetings from Albania”85 TEMATIKA3

