Page 9 - Demo
P. 9
Fig. 5. Aleksandër Kalder (Alexander Calder), “Maska”, tel, 1930 Fig. 6. Elefanti me plastelinë Fig. 7. Vazo me plastelinë Fig. 8. Maket ndërtese Fig. 9. Kërcimtarja, reliev romak, sipas origjinalit grek, shek. I-III e.sEdhe në veprat tredimensionale, ashtu si në pikturë dhe në vizatim, vija mund të komunikojë emocione përmes karakteristikave dhe drejtimit të saj. Këto emocione janë të lidhura me përvojën tonë trupore për sa i përket drejtimit të vijës.Në figurinën e elefantit, plastelina e konkretizuar në elementin e vijës, ndjek vëllimin e figurës (fig. 6). Edhe në figurën 7, elementi i vijës krijon teksturën dhe vëllimin e vazos. Në maketin e ndërtesës (fig. 8), vijat ovale shoqërojnë vëllimin e ndërtesës. Këto vija përbëjnë edhe strukturën e saj. Në relievin në figurën 9, palëzimet e veshjes janë shprehur nëpërmjet vijave të ndryshme të harkuara, të cilat tregojnë edhe ritmin muzikor që ndjek kërcimtarja.Vijat horizontale krijojnë një ndjesi qetësie dhe pushimi. Prandaj, kompozimet ku mbizotërojnë linjat horizontale priren të krijojnë ndjesinë e qetësisë. David Smith e ndërtoi skulpturën “Zogu mbretëror” në një vijë të dukshme horizontale, duke përdorur çelik dhe bronz (fig. 10). Një nga shenjat dalluese të stilit arkitektonik të Frenk Ll. Rajtit është përdorimi i elementeve të fuqishme horizontale që theksojnë marrëdhënien e strukturës me tokën (fig. 11). Kjo duket më qartë në skulpturat lineare. Për shembull, në skulpturën e Kalderit shohim qartë vijëzimin me tel të siluetës së portretit si në pamje ballore, ashtu edhe në profil (fig. 5).Fig. 10. David Smith, “Zogu mbretëror”, çelik dhe bronz, 1948 Fig. 11. F. Ll. Rajt (Frank Lloyd Wright), “Shtëpia Robi”, Çikago, 19097 TEMATIKA1

