Page 10 - Demo
P. 10


                                    Kreu 1 Vetitë e materies6 1 Vetitë e materies 7Ushtrimi 1.2 Të mësojmë më shumë rreth atomitNë këtë ushtrim do të paraqitni strukturat elektronike të atomeve të ndryshme dhe do të njehsoni numrin e pjesëzave që ndodhen në to.1. Numri atomik i elementit karbon është Z = 6, ndërsa numri i masës së tij është A = 12.a) Sa protone ndodhen në bërthamën e një atomi karbon?…………………………………………………b) Sa nivele energjetike ndodhen në këtë atom? Sa është numri i elektroneve në secilin prej tyre?…………………………………………………c) Sa neutrone ndodhen në bërthamën e këtij atomi? Shpjegoni si e njehsuat numrin e protoneve, elektroneve dhe neutroneve. Përshkruani veçoritë e këtyre pjesëzave.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………d) Vizatoni strukturën elektronike të një atomi karbon.2. Plotësoni tabelën e mëposhtme.Elementi kimik, simboliNumri atomik (Z)Numri i masës Protone Neutrone Elektrone Struktura elektronikeBeriliumi, Be 4 9 4 5 4 2,2Magnezi, Mg 12 24Kalciumi, Ca 20 40
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14