Page 11 - Demo
P. 11
Kreu 1 Vetitë e materies6 1 Vetitë e materies 7Ushtrimi 1.4 Prirjet e elementeve përgjatë grupeve të sistemit periodikNë këtë ushtrim do të identifikoni prirjet e elementeve të grupit VIIA të sistemit periodik. 1. Shpjegoni çfarë kuptoni me termin grup të sistemit periodik.………………………………………………………………………………………2. Në tabelën e mëposhtme jepen disa të dhëna për elementet e grupit VIIA të sistemit periodik, të cilat janë renditur sipas aktivitetit kimik në zbritje.Elementi kimikNumri i masës, APika e shkrirjes (në ˚C)Pika e vlimit (në ˚C)Aktiviteti kimikFluori 9 –220 –188 më aktivKlori 17 –101 –34Bromi 35 –7 59 më pak aktivJodi 53Astati 85a) Çfarë prirjesh vëreni tek elementet e këtij grupi?………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………b) Duke kaluar nga lart-poshtë (në tabelën e mësipërme), shohim se jodi ndodhet i katërti në listën e elementeve të këtij grupi. Parashikoni si do të jetë pika e tij e vlimit: më e lartë apo më e ulët se ajo e bromit?………………………………………………………………………………………c) Në ç’gjendje fizike ndodhet jodi në temperaturën e dhomës? Argumentoni përgjigjen duke u bazuar në të dhënat e tabelës.………………………………………………………………………………………d) Parashikoni si do të jetë pika e vlimit të jodit: më e lartë apo më e ulët se ajo e astatit? Shpjegoni pse.………………………………………………………………………………………e) Si e parashikoni astatin, më aktiv apo më pak aktiv se jodi?………………………………………………………………………………………

