Page 13 - Demo
P. 13


                                    Kreu 2 Ndryshimet energjetike8 2 Ndryshimet energjetike 94. Lada dhe Eraldi kryen një hulumtim rreth aktivitetit të dy metaleve X dhe Y, në lidhje me të njëjtin vëllim dhe përqendrim të acidit klorhidrik. Ata donin të përcaktonin se në cilin rast rritej më shumë temperatura: gjatë bashkëveprimit të metalit X me acidin klorhidrik, apo gjatë bashkëveprimit të metalit Y me të njëjtin acid? Eraldi hodhi në një gotë kimike 10 ml acid klorhidrik të holluar. Pasi mati temperaturën e acidit, shtoi në të 5 g të metalit X. Kur reaksioni përfundoi (pra, nuk përftohej më hidrogjen), ai mati përsëri temperaturën e tretësirës së përftuar në gotën kimike.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………Ndërkohë Lada hodhi në një gotë tjetër kimike 10 ml nga i njëjti acid klorhidrik dhe pasi mati temperaturën e tij, shtoi në të 5 g të metalit Y. Gjatë reaksionit, ajo vërejti daljen e bulëzave të një gazi. Pas përfundimit të reaksionit, Lada mati sërish temperaturën e tretësirës së përftuar në gotën kimike.a) Nëse do ta përsëritë eksperimentin, cilën madhësi duhet të ndryshojë Lada për të pasur të njëjtën temperaturë si në eksperimentin e Eraldit?………………………………………………………………………………………b) Cilat madhësi duhet të mbajnë të njëjtë të dy nxënësit në këtë rast? ………………………………………………………………………………………c) Në reaksionin midis metalit X dhe acidit klorhidrik, temperatura u rrit me 20C, ndërsa në reaksionin midis metalit Y dhe të njëjtit acid, ajo u rrit me 60C. Çfarë mund të themi në këtë rast?………………………………………………………………………………………d) Çfarë duhet të bëjnë Lada dhe Eraldi që rezultatet e tyre të jenë sa më të besueshme.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………metali Xacid klorhidrikmetali Yacid klorhidrikEksperimenti i Eraldit Eksperimenti i Ladës
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17