Page 14 - Demo
P. 14
Kreu 2 Ndryshimet energjetike10 2 Ndryshimet energjetike 11Ushtrimi 2.3 Proceset dhe reaksionet endotermikeNëpërmjet këtij ushtrimi do të kujtoni ndryshimet midis reaksioneve endotermike dhe proceseve endotermike. Gjithashtu do të mësoni se si të planifikoni një hulumtim rreth kësaj teme.1. Nëse tretim pak klorur kaliumi në një provëz me ujë, provëza do të ftohet (pra, temperatura ulet). E njëjta gjë ndodh edhe kur përzihet një acid me karbonatin e natriumit. Cili prej rasteve të mësipërme është reaksion endotermik dhe cili proces endotermik? Argumentoni përgjigjen.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………2. Jepni një shembull reaksioni endotermik që nuk është përmendur më sipër.………………………………………………………………………………………………………3. Emi dhe Olsi hetuan rreth bashkëveprimit të hidrogjenkarbonatit të natriumit (bikarbonat ose sodë buke) me lëngun e limonit (acid citrik).Olsi mbushi një shishe me lëng limoni deri në 1/3 e vëllimit të saj dhe mati temperaturën e lëngut. Emi hodhi në të një lugë laboratori me sodë buke dhe vuri re se shishja u ftoh. Në këtë moment, Olsi mati përsëri temperaturën e lëngut në shishe dhe vuri re se ajo ishte ulur me 5 gradë. Të dy nxënësit duan të hetojnë se çfarë do të ndodhë me temperaturën e lëngut të limonit, nëse hedhin në të më shumë sodë buke. A do të ulet edhe më shumë ajo? a) Cilën madhësi duhet të ndryshojnë?………………………………………………………………………………………………………b) Çfarë mjeti duhet të përdorin për të matur këtë madhësi?………………………………………………………………………………………c) Sa g bikarbonat natriumi duhet të shtojnë në lëngun e shishes për të ulur temperaturën edhe me 5 gradë?………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

