Page 18 - Demo
P. 18


                                    14 3 Aktiviteti i metaleve 15Kreu 3 Aktiviteti i metaleveUshtrimi 3.2 Reaksionet e metaleve me ujinNë këtë ushtrim do të shkruani me fjalë dhe me formula reaksionet kimike. Gjithashtu (bazuar në aktivitetin e metaleve), do të shpjegoni si zhvillohen reaksionet e metaleve me ujin.1. Në tabelën e mëposhtme jepen bashkëveprimet e disa metaleve me ujin.Metali Veprimi i metaleve me ujinZink Zinku vepron vetëm me avujt e ujit.Bakër Bakri nuk vepron me ujin.Litium Litiumi është metal shumë aktiv. Nga bashkëveprimi i tij me ujin çlirohet hidrogjen, i cili merr flakë si pasojë e energjisë së çliruar gjatë reaksionit.Magnez Magnezi vepron ngadalë me ujin.a) Renditni metalet sipas aktivitetit kimik në zbritje.  Më aktiv ………………………………… ………………………………… ………………………………… Më pak aktiv …………………………………b) Shkruani me fjalë dhe me formula kimike reaksionin e bashkëveprimit të natriumit me ujin. …………………………………………………………………………………………………………c) Përmendni dy metale që veprojnë në mënyrë të ngjashme me litiumin. …………………………………………………………………………………………………………d) Bazuar në të dhënat e mësipërme, shpjegoni pse bakri përdoret për kubetë e ndërtesave, ndërsa magnezi jo.……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22