Page 24 - Demo
P. 24
Kreu 3 Aktiviteti i metaleve20 3 Aktiviteti i metaleve 21Ushtrimi 3.5 Reaksionet e zëvendësimit (zhvendosjes)Në këtë ushtrim do të shpjegoni rezultatet e një eksperimenti dhe do të shkruani saktë barazimet kimike të reaksioneve. Gjithashtu do të identifikoni dhe krahasoni metalet me njëri-tjetrin, duke u bazuar në radhën e aktivitetit dhe në reaksionet e tyre kimike. 1. Metalet më aktive mund të zhvendosin metalet më pak aktive nga tretësirat ujore të kripërave të tyre. Në tabelën e mëposhtme paraqiten rezultatet e një eksperimenti.Tretësirë Hekuri, Fe Bakri, Cu Zinku, Zn Magnezi, MgCuSO4 e zhvendos bakrin _ e zhvendos bakrine zhvendos bakrinZnSO4 nuk e zhvendos zinkunnuk e zhvendos zinkun_ e zhvendos zinkunMgSO4 nuk e zhvendos magnezinnuk e zhvendos magnezinnuk e zhvendos magnezin_a) Në tabelën e mësipërme shohim që zinku e zhvendos bakrin nga sulfati i tij. Çfarë mund të themi për aktivitetin e zinkut në krahasim me atë të bakrit? Ku bazohemi për këtë?…………………………………………………………………………………………………………b) Shkruani barazimin kimik të këtij reaksioni.…………………………………………………………………………………………………………c) Tabela tregon gjithashtu se midis sulfatit të magnezit dhe zinkut nuk ndodh reaksion. Çfarë themi në këtë rast për aktivitetin e dy metaleve?…………………………………………………………………………………………………………d) Bazuar në tabelën e mësipërme, tregoni cili metal është më aktiv: hekuri apo bakri? Shpjegoni pse. Gjithashtu shpjegoni pse magnezi është më aktiv sesa hekuri. Renditini katër metalet sipas aktivitetit në zbritje. Filloni nga metali më aktiv.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

