Page 26 - Demo
P. 26
22 23Kreu 3 Aktiviteti i metaleve3 Aktiviteti i metaleveUshtrimi 3.6 Përdorimi i reaksioneve të zhvendosjes Në këtë ushtrim do të shpjegoni si zhvillohen reaksionet e zhvendosjes.1. Xeherori më i njohur i plumbit është sulfuri i plumbit, PbS. Nxjerrja e plumbit nga ky xeheror realizohet në disa faza. Në fillim, xeherori nxehet në ajër për të prodhuar oksidin e plumbit, PbO. Më pas, ky oksid reduktohet nga karboni dhe plumbi del në gjendje të lirë. Më poshtë jepen reaksionet e këtij procesi:2PbS + 3O2 = 2PbO + 2SO22PbO + C = 2Pb + CO2a) Shpjegoni pse karboni e zhvendos plumbin nga oksidi i tij.……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………b) Në radhën e aktivitetit shohim se bakri është më pak aktiv se plumbi. Një nga xeherorët e tij është kupriti, Cu2O. Po në këtë rast, a mund të përdoret karboni për të nxjerrë bakrin nga oksidi i tij? Pse?……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………c) Alumini është shumë më aktiv se shumica e metaleve. Xeherori kryesor i aluminit quhet boksit, Al2O3. Në fillim, boksiti përpunohet për heqjen e papastërtive, derisa të dalë oksid alumini i pastër. A mund të përdoret karboni për të nxjerrë alumin metalik nga oksidi i tij?……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………2. Alumini bashkëvepron me oksidin e hekurit (Fe2O3), duke e nxjerrë hekurin në gjendje të lirë. Shpjegoni pse ky reaksion është i dobishëm për mirëmbajtjen e hekurudhave.…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

