Page 29 - Demo
P. 29


                                    Kreu 4 Kripërat24 4 Kripërat 25Ushtrimi 4.3 Përdorimi i karbonateve për trajtimin e tokave acideNë këtë ushtrim do të interpretoni grafikë të ndërtuar me rezultatet e përftuara nga një eksperiment. Në Australinë Perëndimore gjenden toka me aciditet të lartë, i cili pengon rritjen e kulturave bujqësore. Për të përmirësuar cilësitë e tokës, fermerët hodhën në sipërfaqen e saj karbonat kalciumi pluhur. Ata vunë re se aciditeti i tokës zvogëlohej vetëm në sipërfaqe dhe jo deri në thellësi, ku arrijnë rrënjët e bimëve.Studiuesit e hetuan këtë problem dhe vendosën të përdornin krimbat e tokës (të cilët e shkrifërojnë atë) për të ulur aciditetin në thellësi. Nëpërmjet krimbave, pluhuri i karbonatit të kalciumit kalonte nga sipërfaqja e tokës, në thellësi të saj.Studiuesit morën 50 tuba plastikë (me gjatësi 25 cm e diametër 30 cm) dhe i futën vertikalisht në tokë, duke lënë 5 cm tub mbi sipërfaqe. Në secilin tub, ata hodhën të njëjtën sasi karbonat kalciumi (pluhur). Më pas, studiuesit futën nga 30 krimba vetëm në 25 tuba.Pas 6 muajsh ata morën nga një mostër toke te të gjithë tubat.Secilën prej mostrave, studiuesit e prenë në shtresa me trashësi 0-2,5 cm, 2,5 - 5 cm, 5 - 10 cm dhe matën pH-në e çdo shtrese.0 5101520Thellësiae tokës (në cm) Prerja tërthore e mostrës së tokës
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33