Page 100 - Demo
P. 100
9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsbanesat, urat e gurit etj., dëshmojnë vlera të periudhave të ndryshme të zhvillimit të arkitekturës dhe të veprave të mjeshtërve shqiptarë. Vlerat arkitekturore shqiptare, origjinale dhe unike, si ato të Gjirokastrës dhe Beratit, i kanë kapërcyer kufijtë e rëndësisë kombëtare dhe janë bërë pjesë e trashëgimisë botërore.Në trashëgiminë arkeologjike bëjnë pjesë ndërtimet e periudhave të hershme, monumentet e llojeve të ndryshme etj., të zbuluara në tokë ose nën ujë. Zona të rëndësishme arkeologjike janë: Butrinti, Durrësi, Apolonia, Amantia, Albanopolisi, Bylisi etj.Trashëgimia etnografike përbën një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe bart vlera të pazëvendësueshme. Ajo përfaqësohet me veshjet popullore, traditat, prodhimet e zejtarisë, instrumentet muzikore popullore etj. Pjesë e kësaj trashëgimie janë edhe objektet prej qeramike, metali e druri, mozaikët, afresket, pikturat murale, skulpturat, fotografitë etj., përmes të cilave identifikohet kultura e hershme dhe vazhdimësia iliroarbërore-shqiptare.Trashëgimia historike përfaqësohet nga një sërë dokumentesh me rëndësi kombëtare, dorëshkrime, libra, botime e periodikë me vlera të veçanta historike etj. Ndër to, pasuria më e çmuar janë dokumentet e para të gjuhës shqipe, si: Formula e Pagëzimit (1462), Fjalori i Arnold fon Harfit (1497), “Meshari” i Gjon Buzukut (1555) etj. Një fond me rëndësi kombëtare dhe botërore janë edhe dorëshkrimet ungjillore “Kodikët e Shqipërisë”, dy prej të cilëve, kodikët e Beratit (Codex Purpureus Beratinus – “Kodiku i Purpurt i Beratit” dhe Codex Aureus Anthimi – “Kodiku i Artë i Anthimit”) kanë hyrë në regjistrin “Kujtesa e Botës” të UNESCO-s. Në trashëgiminë historike bëjnë pjesë edhe banesat ku janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme, si dhe monumentet që përfaqësojnë figura historike ose ngjarje me rëndësi kombëtare.Pamje nga zona arkeologjike e Butrintit Veshje popullore e zonës së ShkumbinitKodikët e BeratitPamje nga Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë3 46598

