Page 102 - Demo
P. 102


                                    MësimiI.12.18Diskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra deri tani, vlerësoni rolin e pozitës gjeografike dhe të potencialeve natyrore të Shqipërisë në zhvillimin ekonomik të saj.Fjalë kyçe potencialet natyrore dhe humane faktorët historikoshoqërorë Potencialet natyrore dhe humane Pozita e favorshme gjeografike dhe larmia e pasurive natyrore për të cilat dallohet vendi ynë, janë faktorë të rëndësishëm që mundësojnë zhvillimin e një ekonomie shumëdegëshe dhe të qëndrueshme. Shtrirja gjeografike e Shqipërisë krijon mundësi të shumta për lidhje detare e tokësore me vendet në perëndim, lindje, veri dhe në jug të saj. Kështu, përmes disa porteve detare dhe pikave të kalimit kufitar, vendi ynë realizon lidhje tregtare me shumë shtete të rajonit e më gjerë. Pozicioni i tij gjeografik luan një rol të rëndësishëm edhe në përcaktimin e kohëzgjatjes së ditëve me diell, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e turizmit dhe në bujqësi. Gjithashtu, pozita gjeografike ndikon në veçoritë e klimës, hidrografisë, tokave, botës së gjallë etj., të cilat janë një bazë e rëndësishme për zhvillimin e të gjitha degëve të ekonomisë. Larmia e formave të relievit krijon mundësinë për zhvillimin e transportit automobilistik e hekurudhor, të bujqësisë, blegtorisë, turizmit, industrisë nxjerrëse të mineraleve, ndërtimtarisë, industrisë pyjore etj. Klima(me vlerat e temperaturave, regjimin dhe sasinë e reshjeve, drejtimin dhe shpejtësinë e erës) dhe tokat pjellore mundësojnë kultivimin e një numri të madh kulturash bujqësore, si perime, fruta, drithëra, bimë industriale, ullinj, agrume, foragjere; mbarështimin e gjedhit, të bagëtisë së imët, shpendëve, derrit etj., si dhe zhvillimin e bletarisë. Mbi bazën e këtyre produkteve bujqësore e industriale mundësohet zhvillimi i industrisë ushqimore.FAKTORËT KRYESORË QË NDIKOJNË NË EKONOMINË E VENDITSasia e konsiderueshme e reshjeve atmosferike përbën furnizuesin kryesor të rrjetithidrografik, i cili përfaqëson në vetvete një potencial të madh hidroenergjetik. Pamje nga lugina e Bunës, Shkodër Pamje nga Vermoshi 2 3Larmia e formaautomobnxjer(mdmetbujq Bimësi mesdhetare në bregdetin e Jonit 1100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106