Page 103 - Demo
P. 103


                                    9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRadha jote1 ffiǀŝĚĞŶƚŽ ŶĚŝŬŝŵŝŶ Ğ ƉŽƚĞŶĐŝĂůĞǀĞ ŶĂƚLJƌŽƌĞ ĚŚĞ ŚƵŵĂŶĞ ƚģ ZĞƉƵďůŝŬģƐ Ɛģ ^ŚƋŝƉģƌŝƐģ Ŷģ njŚǀŝůůŝŵŝŶĞŬŽŶŽŵŝŬƚģƐĂũ͘2 WģƌƐŚŬƌƵĂũƌŽůŝŶĞƉŽƚĞŶĐŝĂůĞǀĞŶĂƚLJƌŽƌĞĚŚĞĂƚLJƌĞŚƵŵĂŶĞƚģnjŽŶģƐŬƵďĂŶŽŶ͕ŶģnjŚǀŝůůŝŵŝŶĞŬŽŶŽŵŝŬƚģƐĂũ͘3 ŝƐŬƵƚŽƌƌĞƚŚƌĂƉŽƌƟƚƋģŬĂŶģŬƵƐŚƚĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞĚŚĞƉŽƚĞŶĐŝĂůĞƚŚƵŵĂŶĞŵĞĨĂŬƚŽƌģƚŚŝƐƚŽƌŝŬŽͲƐŚŽƋģƌŽƌģ͕ŶģnjŚǀŝůůŝŵŝŶĞŬŽŶŽŵŝŬƚģǀĞŶĚŝƚ͘Nga ana tjetër, vera e zgjatur, vija e gjatë dhe panoramike e bregdetit dhe ajo bregliqenore, biodiversiteti i botës së gjallë, larmia e peizazheve malore, trashësia e borës etj., mundësojnë zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit.Ndërkohë, nëntoka e pasur mundëson zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve, si dhe eksportin e tyre. Kjo larmi e kushteve natyrore ka ndikuar në krijimin e shumë përvojave të mira në bujqësi, blegtori, peshkim, bletari, artizanat, nxjerrjen e mineraleve etj. Popullsia shqiptare i ka trashëguar në shekuj këto përvoja, duke i kthyer në degë të traditës. Vendi ynë dallohet gjithashtu edhe për potencialet e mëdha humane, si: përqindja e lartë që zë grupmosha e punës, niveli i konsiderueshëm i kualifikimit dhe i arsimimit, përvojat që kanë sjellë emigrantët shqiptarë nga vendet perëndimore, shkollimi i një pjese të brezit të ri në universitetet evropiane, amerikano-veriore etj.  Faktorët historiko-shoqërorë Krahas potencialeve natyrore dhe atyre humane që mbështesin zhvillimin, në periudha të ndryshme, ekonomia e vendit tonë është ndikuar nga një sërë faktorësh historiko-shoqërorë, të cilët shpeshherë e kanë ngadalësuar apo penguar progresin e saj. Ndër to, faktorët kryesorë me ndikimet më të mëdha janë: luftërat dhe pushtimet e ndryshme, copëtimi i trevave shqiptare, emigrimet masive të popullsisë dhe zbatimi i politikave të gabuara ekonomike. Kështu, përgjatë periudhave disashekullore të pushtimeve nga perandoritë romake, bizantine dhe osmane, ekonomia shqiptare ishte shtojcë e ekonomive të tyre. Më vonë, dy luftërat botërore jo vetëm që penguan zhvillimin e vendit, por sollën edhe humbje në njerëz dhe rrënimin ekonomik të tij. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në vitin ‘90, ekonomia e Shqipërisë u orientua drejt modeleve të vendeve lindore, ku ndërtimi i ekonomisë së centralizuar dhe sidomos zbatimi i politikës së “mbështetjes në forcat e veta” solli pas vitit ‘80 degradimin ekonomik të vendit. Rrënimi ekonomik i kësaj dekade solli për pasojë ndryshimet e mëdha politike dhe shoqërore të vitit ‘90. Pas ‘90-ës e në vazhdim, ekonomia e vendit tonë është orientuar drejt modelit perëndimor të ekonomisë së tregut, ndërkohë që është përballur me shumë sfida të tranzicionit (strukturim të degëve të ekonomisë, problematika me privatizimin, emigracion masiv dhe të vazhdueshëm, probleme mjedisore etj.).Më vonë, dy luftërat bhumbje në njerëPas përfuShqipi e“pdështë ekovazhdueshane që me,rë era ulloretine dhe nomive të tyrePamje nga Elbasani i viteve ‘30-’40Pamje nga Gjirokastra e viteve ‘30-’40 45101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107