Page 104 - Demo
P. 104
MësimiI.1 2.19Diskutojmë: Evidentoni veçoritë e ekonomisë së sotme të vendit tonë. Renditni degët kryesore të saj.Fjalë kyçeekonomia e Shqipërisë para vitit 1945ekonomia gjatë viteve 1945-1990ekonomia në periudhën postkomuniste Ekonomia e Shqipërisë para vitit 1945Deri në vitin 1945, ekonomia e Shqipërisë ishte e prapambetur dhe e varur nga të ardhurat që siguroheshin prej bujqësisë e blegtorisë, rendimentet e të cilave ishin të ulëta. Sipërfaqja bujqësore nuk shfrytëzohej e gjitha, pasi tokat ishin të ndara në ngastra, nuk bëhej plehërimi dhe kullimi i tyre, një pjesë e tokave ishin të kënetëzuara, mungonte mekanizimi i punëve etj. Një tjetër veprimtari ekonomike ishte artizanati, i cili përfaqësohej me zeje të ndryshme, të përhapura kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Korçë, Berat e Gjirokastër. Sektori industrial përfaqësohej me industrinë e nxjerrjes së naftës, gazit e bitumit (në Kuçovë dhe Selenicë) dhe me punishtet e përpunimit të disa produkteve bujqësore e blegtorale. Krahas tyre zhvillohej edhe tregtia, por me kapacitete të ulëta dhe e përqendruar kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare të vendit.VEÇORITË E ZHVILLIMIT EKONOMIK TË SHQIPËRISËAktivitete ekonomike në Shqipërinë e viteve ‘40a) tregti b) blegtori c) artizanat1 Ekonomia gjatë viteve 1945-1990Gjatë periudhës 1945-1991, ekonomia e Shqipërisë u orientua drejt modeleve ekonomike të vendeve lindore. Ekonomia zhvillohej mbi plane 5-vjeçare dhe ishte e kontrolluar nga shteti. Bujqësia u kolektivizua plotësisht, industria u bë pronë shtetërore dhe u ndalua rreptësisht çdo sipërmarrje private. Ndihma nga jashtë dhe investimet e huaja ndaloheshin me ligj dhe zhvillimi i vendit mbështetej vetëm në forcat e brendshme. Gjatë kësaj periudhe, përparësi më të madhe iu dha industrisë, sidomos asaj të rëndë, çka bëri që ekonomia bujqësore dhe turizmi të kalonin në plan të dytë. Në kuadër të kësaj politike u ngritën degë të ndryshme të industrisë (industria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve, industria kimike, mekanike, ajo e lehtë dhe ushqimore, farmaceutike etj.) dhe u ndërtuan shumë objekte industriale (kombinate, uzina, fabrika e miniera). Pavarësisht se kaloi në plan të dytë, ekonomia bujqësore mbante peshën kryesore të ekonomisë, pasi ishte sektori që punësonte pjesën më të madhe të popullsisë. 102

