Page 106 - Demo
P. 106
MësimiI.1 2.20Diskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra më parë, evidentoni veçoritë e zhvillimit të ekonomisë shqiptare në periudha të ndryshme.Fjalë kyçeekonomia bujqësore, ekonomi e traditësbujqësiablegtoria dhe nëndegët e tjera të ekonomisë bujqësore Ekonomia bujqësore, ekonomi e traditësPopullsia shqiptare ka një traditë të hershme në degët e këtij sektori ekonomik dhe është dalluar për eksportimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale, si: djathë, gjalpë, lesh, mish, mjaltë, vaj etj.Si degë e traditës, pothuajse në të gjitha etapat e zhvillimit të vendit, sektori i ekonomisë bujqësore ka zënë me punë pjesën më të madhe të popullsisë, duke siguruar kështu shumicën e të ardhurave në vend. Deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, periudhë në të cilën Shqipëria cilësohej si një vend i prapambetur agrar, 80% e popullsisë merrej me bujqësi dhe blegtori. Kjo tregon që ekonomia bujqësore ishte dega kryesore e ekonomisë, pavarësisht rendimenteve shumë të ulëta dhe kushteve primitive të punës. Gjatë periudhës 1945-1990, tharja e kënetave, ndërtimi i sistemeve të drenazhimit dhe vaditjes së tokës, futja e mekanikësbujqësore etj., sollën rritjen e prodhimit në sektorin e bujqësisë. Pjesa më e madhe e të ardhurave të siguruara prej këtij sektori, u vunë në dispozicion të industrializimit të vendit.Edhe sot, pavarësisht ndryshimeve strukturore që ka pësuar ekonomia e vendit gjatë periudhës së tranzicionit, ekonomia bujqësore vazhdon të jetë një ndër sektorët më të rëndësishëm të saj. BujqësiaPeshën kryesore në ekonominë bujqësore e zë bujqësia, e cila është e përqendruar kryesisht në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, në Fushëgropën e Korçës dhe në Fushëgropën e Delvinës. Bujqësia është e zhvilluar gjithashtu përgjatë tarracave lumore dhe në shpatet e kodrave. SEKTORI I PARË I EKONOMISË villimite punëështuim nën euruaralizimit të Pamje nga Fusha e NënshkodrësDisa lloje kulturash bujqësore që kultivohen në vendin tonë. a) Domate e kultivuar në serrë, në zonën e Myzeqesë b) Sipërfaqe me ullishte në zonën e Beratit12c) Mollë që kultivohen në zonën e Korçës.tëPozita e favorshme gjeografike e Shqipërisë, kushtet e përshtatshme natyrore dhe përqindja e lartë e grupmoshës së punës, kanë qenë përherë faktorët kryesorë ku është mbështetur zhvillimi i degëve të ekonomisë bujqësore. 104

