Page 108 - Demo
P. 108


                                    MësimiI.12.21 IndustriaNë dallim nga periudha 1945-1990, kur industria e rëndë zinte peshën më të madhe në ekonominë e vendit, sot rolin kryesor në sektorin industrial e luajnë industria e lehtë dhe ajo ushqimore. Krahas tyre, një rol të rëndësishëm kanë industria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve, energjetika, ndërtimtaria, industria metalurgjike dhe ajo mekanike. Industria e lehtë përfaqësohet nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të prodhimit të veshmbathjeve (fasone), të cilat punojnë për eksport me materiale të porositësit. Ajo është e përqendruar në Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.Industria ushqimore mbështetet më së shumti në traditën dhe lëndët e para të siguruara në vend, kryesisht në produktet bujqësore e blegtorale. Prodhimi realizohet në sipërmarrje private të vogla e të mesme (fabrika), të cilat janë të përqendruara në qendrat kryesore urbane të vendit, por edhe në punishte shumë të vogla në mjaft zona rurale. Kjo industri përfaqësohet me fabrikat e prodhimit të vajit ushqimor në Tiranë, Fier dhe Berat; me fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit në Vlorë, Mallakastër dhe Berat; me sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të përpunimit të produkteve blegtorale në Tiranë, Lushnjë, Fier, Berat, Shkodër, Korçë etj.; me fabrikat e prodhimit e të paketimit të miellit në Tiranë dhe në Fier; me fabrikat e prodhimit të pijeve alkoolike në Tiranë, Lezhë, Berat, Vlorë, Fier, Korçë, Librazhd dhe Përmet; me fabrikat e prodhimit të pijeve joalkoolike dhe të ambalazhimit të ujit, të cilat janë përqendruar kryesisht në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet etj.SEKTORI I DYTË I EKONOMISË Diskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra më parë, evidentoni pasuritë nëntokësore të vendit tonë dhe vlerësoni rolin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Fjalë kyçe industriaenergjetika dhe ndërtimtariaMjedis i një sipërmarrjeje fasone në ShqipëriPamje nga një fabrikë vaji në Shqipëri 3DPMHQJDUDÀQHULDHQDIWsV%DOOVK Pamje nga minierat e BulqizësIndustria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve është një tjetër ekonomi e traditës. Ajo mbështetet në rezervat e mëdha minerare të nëntokës, kryesisht në ato të naftës, gazit natyror, kromit dhe bakrit. Industria e naftës dhe e gazit natyror vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë, jo vetëm për faktin që punëson një 12 34106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112