Page 109 - Demo
P. 109
9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRadha jote1 sůĞƌģƐŽƌŽůŝŶĞƉŽnjŝƚģƐŐũĞŽŐƌĂĮŬĞĚŚĞƚģŬƵƐŚƚĞǀĞŶĂƚLJƌŽƌĞƚģǀĞŶĚŝƚŶģnjŚǀŝůůŝŵŝŶĞƐĞŬƚŽƌŝƚŝŶĚƵƐƚƌŝĂů͘2 ffiǀŝĚĞŶƚŽĚĞŐģƚĞƐĞŬƚŽƌŝƚŝŶĚƵƐƚƌŝĂůƋģũĂŶģĞŬŽŶŽŵŝƚģƚƌĂĚŝƚģƐŶģǀĞŶĚŝŶƚŽŶģ͘3 ŶĂůŝnjŽ͗ĂͿǀĞĕŽƌŝƚģĞnjŚǀŝůůŝŵŝƚ ƚģƐŽƚģŵ ƚģŝŶĚƵƐƚƌŝƐģŶģǀĞŶĚŝŶ ƚŽŶģĚŚĞƉģƌŚĂƉũĞŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞ ƚģŬģƟũƐĞŬƚŽƌŝ͖ďͿnjŚǀŝůůŝŵŝŶĞŝŶĚƵƐƚƌŝƐģŶģnjŽŶģŶŬƵďĂŶŽŶ͘Lexim͗Historiku i naftës shqiptare zë fill në mesin e viteve 1800, gjatë sundimit osman, me nisjen e ekspeditave të para kërkimore për vendburimet e naftës. Sipas të dhënave studimore, në vitin 1885 Perandoria Osmane i jep të drejtën një shoqërie franceze për të shfrytëzuar vendburimet e Selenicës në afërsi të Vlorës, në të cilat gjendeshin rezerva të mëdha bitumi. Në vitin 1918, disa kompani italiane shfaqën interes të madh për kërkimin e rezervave të naftës në Shqipëri. Në këto kushte, qeveria italiane dërgoi në Drashovicë të Vlorës një nga ekipet e saj më të mira për të bërë kërkime në këtë zonë, ku u hap edhe pusi i parë i naftës. Pas kësaj, interesi i kompanive më të mëdha të kohës erdhi duke u rritur dhe një vit më vonë, në vendin tonë zbarkoi një kompani me aksionerë anglezë e iranianë, e cila sot njihet me emrin “British Petroleum”. Gjatë viteve në vijim, disa kompani italiane hapën puse nafte edhe në Kuçovë, në zonën Dumre-Pekisht-Marinëz-Rasë, në Biçakaj etj. Ndërkohë, një kompani tjetër angleze kishte përqendruar kërkimet e saj në zonat e Vlorës dhe të Fierit. Më 1945-ën, rezervat e naftës dhe të mineraleve të tjera u shpallën pasuri kombëtare. Në vitet që pasuan, qeveritë shqiptare e kanë konsideruar industrinë e nxjerrjes dhe të përpunimit të naftës si një degë të rëndësishme të ekonomisë së vendit.numër të konsiderueshëm punonjësish, por edhe për të ardhurat që përfiton shteti prej saj. Nafta e papërpunuar eksportohet kryesisht në Itali, Spanjë dhe Maltë. Vendburimet kryesore të naftës janë Kuçova, zona e Patos-Marinzës dhe Mallakastra, ndërsa përpunimi i saj bëhet në Ballsh dhe Fier. Bitumi nxirret e përpunohet në Selenicë të Vlorës dhe një pjesë e tij përdoret për eksport. Minerali i kromit nxirret në zonat e Bulqizës, Batrës, Tërnovës (në Martanesh), Klosit, Kalimashit (në Kukës), Hasit dhe Kamit (Tropojë), ndërsa për nxjerrjen e bakrit dallohen Mirdita dhe Puka. Ashtu si nafta e papërpunuar, edhe minerali i kromit dhe i bakrit shkojnë për eksport, kryesisht në Kinë.Industria metalurgjike dhe ajo mekanike kanë pasur një përhapje më të madhe dhe aktivitet prodhues më të lartë përpara vitit 1990, por për shkak të teknologjisë së vjetruar, mungesës së investimeve, kërkesave të tregut dhe peshës që zënë mallrat e importit, sot kanë një kapacitet më të ulët. Këto industri përfaqësohen me uzinat e shkrirjes e të prodhimit të hekurit për ndërtim në Elbasan; me uzinën e pasurimit të kromit në Elbasan; me uzinat mekanike të industrisë nxjerrëse të naftës në Kuçovë e Patos, si dhe me disa fabrika të vogla të prodhimit të tubave e të përpunimit të aluminit në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Fier etj. Energjetika dhe ndërtimtaria Energjetika është një degë e rëndësishme e ekonomisë dhe mbështetet në shfrytëzimin e rezervave hidrike nëpërmjet HEC-eve të Drinit, Matit dhe Bistricës. Një degë kryesore e ekonomisë është edhe ndërtimtaria, e cila dy dekadat e fundit është zhvilluar me ritme të shpejta.Ajo përfaqësohet kryesisht me prodhimin e materialeve të ndryshme të ndërtimit, ku fabrikat dhe linjat e prodhimit janë përqendruar më tepër në rajonin perëndimor të vendit. Ndër fabrikat dhe linjat kryesore dallohen: fabrikat e prodhimit të çimentos në Fushë-Krujë, Elbasan dhe Vlorë; linjat e prodhimit të betonit, të parafabrikateve dhe të materialeve inerte në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Kurbin, Fier, Elbasan etj.; fabrikat e prodhimit të tullave e të tjegullave në Tiranë, Lushnjë, Korçë, Këlcyrë etj.; linjat e nxjerrjes dhe të përpunimit të gëlqeres, gurit për ndërtim dhe atij dekorativ në Tiranë, Krujë, Berat, Skrapar etj. Pamje nga Hidrocentrali i Fierzëset nëdheeeveikat etj.; linjat dekorativ nëPamje nga Hidrocentrali 5107

