Page 11 - Demo
P. 11
MësimiI.1ILIRIAAUTARIATËTDESIDIATËT LIBURNËTJAPODËTARDIANËT DARDANËTDALMATËTPENESTËTALBANËTTAULANTËTDASARETËTPAIONËTKAONËTMOLOSËTTHESPROTËTENKELEJTËTDORSEJTËDOKLEATËTPLERATËTLABEATËTJAPIGËTMESAPËTL. SavaL. DanubDeti JonD e t i A d r i a t i k L. MoravaL.Vardar1.2Harta politike e trevave shqiptare në antikitet Në antikitet, ilirët ishin një ndër popujt më të mëdhenj të Gadishullit Ballkanik. Burimet historike (të dhënat arkeologjike dhe ato gjuhësore) dëshmojnë se trevat ku banonin ilirët përfshinin pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik: nga brigjet e Adriatikut dhe të Jonit në perëndim, deri në rrjedhat e lumenjve Morava e Vardar në lindje, dhe nga lumi Sava në veri, deri në Gjirin e Ambrakisë në jug (shih hartën e figurës 1). Formimi i etnosit ilir lidhet me periudhën e bronzit të mesëm (në mesin e mijëvjeçarit të dytë pr.K.). Ilirët trashëguan nga epokat më të hershme tiparet antropologjike, gjuhësore e kulturore të paraardhësve të tyre dhe arritën stadin më të rëndësishëm të zhvillimit kulturor e etnik në epokën e hekurit (shek. XI-V pr.K.). Ndër fiset më të njohura ilire përmendim: taulantët, ardianët, dardanët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët. Disa grupe ilirësh, si fiset mesape dhe japige, u vendosën në Italinë e Jugut. Në vitin 167 pr.K., Iliria ra nën sundimin e Perandorisë Romake (i cili zgjati për rreth pesë shekuj e gjysmë), duke u bërë kështu pjesë e organizimit administrativ të saj. NDRYSHIMET E HARTËS POLITIKE TË TREVAVE SHQIPTARE Diskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra nga lënda e Historisë dhe nga burime të tjera, evidentoni fiset kryesore ilire dhe përshkruani shtrirjen e tyre gjeografike. Krahasoni hartën e shtrirjes gjeografike të fiseve ilire me hartën e sotme politike të trevave shqiptare dhe evidentoni ndryshimet që vini re. Fjalë kyçeharta politike e trevave shqiptare në antikitet, gjatë mesjetës, nga viti 1912 e deri më sot rëndësia e integrimit evropian të hapësirës shqiptare +DUWDSDUDTHWVKWULUMHQHÀVHYHLOLUH 0EUHWL*HQWPEUHWLLIXQGLWL,OLULVsflSU.0R]DLNX´%XNXURVKMDH'XUUsVLWµVKHN,9,,,SU.12 3Sipas organizimit administrativ romak të fundshekullit I pr.K., territori ilir u përfshi në prefekturën e Ilirikut (Illyricum). Kjo prefekturë përbëhej nga katër provinca: Prevali(me qendër Shkodrën), Dardania (me qendër Shkupin), Epiri i Ri (me qendër Durrësin) dhe Epiri i Vjetër (me qendër Nikopojën). Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë (në vitin 395 ps.K.), trevat iliro-shqiptare u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. 9

