Page 110 - Demo
P. 110


                                    MësimiI.1 2.22 Rëndësia e sektorit të tretë të ekonomisëSektori i tretë i ekonomisë është sektori më i larmishëm për sa i përket degëve të tij. Ai përfshin turizmin, transportin, shërbimet, tregtinë dhe artizanatin. Për shkak të lidhjes që kanë këto degë me nevojat e vazhdueshme të popullsisë për mallra konsumi dhe shërbime, rëndësia e tyre ka ardhur gjithnjë e në rritje, sidomos pas vitit ‘90. Rëndësia e këtij sektori lidhet edhe me përqindjen e konsiderueshme të të punësuarve (rreth 15%) në degët e tij, përqindje që ka ardhur vazhdimisht në rritje.  Turizmi Pozita gjeografike e Shqipërisë (me dalje të gjerë në Detin Mesdhe), diversiteti natyror, larmia e hidrografisë dhe e botës së gjallë, mikpritja, vlerat e shumta historike, kulturore e arkeologjike të saj, të trashëguara brez pas brezi,  përbëjnë një mbështetje të madhe dhe të përhershme për zhvillimin e turizmit. Sot, ai është një nga degët më me peshë në sektorin e tretë të ekonomisë, me një rol të rëndësishëm edhe në perspektivën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Për këtë arsye, turizmi shihet si një prej sektorëve që mund të garantojë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe të sigurojë një punësim të vazhdueshëm. Ai përfaqësohet me turizmin blu, të bardhë, të gjelbër dhe me atë kulturor. SEKTORI I TRETË I EKONOMISË Diskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra në burime të ndryshme, evidentoni mundësitë e zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe jepni mendimin tuaj lidhur me gjendjen dhe perspektivën e tij.Fjalë kyçe rëndësia e sektorit të tretë të ekonomisë nëndegët e këtij sektoriPamje nga bregdeti i Adriatikut (Shëngjin)1 23 Pamje nga zona turistike e Razmës Pamje nga kalaja e KrujësTurizmi blu është i përqendruar përgjatë gjithë vijës bregdetare të Adriatikut e Jonit (në Velipojë, Durrës, Vlorë, Sarandë etj.), si dhe përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit (në Pogradec). Zonat kryesore ku zhvillohen turizmi i bardhë dhe ai i gjelbër, janë: Thethi, Dardha, Voskopoja, Tomori, Razma, Valbona, Dajti, Qafë-Shtama etj. Turizmi kulturor ka shënuar vazhdimisht rritje gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Destinacionet turistike më të vizituara në vend janë qytetet muzeale dhe historike, si Berati, Gjirokastra, Shkodra, 108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114