Page 111 - Demo
P. 111
9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsLezha e Kruja; qendrat e trashëgimisë kulturore, si Butrinti, Apolonia, Durrësi e Bylisi, si dhe objektet e kultit, shpellat karstike etj. Transporti Transporti është një ndër degët e ekonomisë që thithin më shumë investime. Ndonëse në Shqipëri janë të zhvilluara të gjitha llojet e tij, peshën më të madhe të lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve e mban ai automobilistik, i ndjekur nga transporti detar dhe ai ajror. Transporti automobilistik është i shpërndarë në të gjithë territorin e vendit, ku rrjeti më i rëndësishëm automobilistik shtrihet kryesisht në Ultësirën Perëndimore (dallohet autostrada Tiranë-Durrës-Lushnjë-Fier-Vlorë) dhe përgjatë luginave të Shkumbinit, Fanit, Drinosit, Vjosës etj. Një rëndësi të madhe infrastrukturore dhe strategjike ka Rruga e Kombit. Rrjeti i transportit hekurudhor, i cili përdoret kryesisht për transportin e mallrave, është i amortizuar dhe ka nevojë për investime. Transporti i mallrave nëpërmjet rrjetit hekurudhor realizohet edhe me një nga vendet fqinje, siç është Mali i Zi, me anë të stacionit hekurudhor të Bajzës. Transporti detar përfaqësohet me portet e Shëngjinit, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, ku ai i Durrësit ka kapacitetet më të larta të transportit të udhëtarëve e të mallrave.Transporti ajror realizohet nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”, i cili gjendet në Tiranë. Telekomunikimi përfaqësohet me telefoninë fikse dhe atë mobile (të lëvizshme), për të cilën janë bërë investime të mëdha. Një përhapje dhe përdorim të gjerë në të gjithë vendin ka marrë edhe interneti. Shërbimet dhe tregtia Kohët e fundit, sektori i shërbimeve dhe ai i tregtisë kanë njohur një zhvillim të madh, çka e dëshmon dhe numri gjithnjë e në rritje i të punësuarve në ta. Ndonëse me një përvojë jo shumë të gjatë, sektori i shërbimeve ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë për shkak të zhvillimit të turizmit. Të dy sektorët janë të përqendruar kryesisht në qendrat e qarqeve, në qytetet e mëdha, në zonat bregdetare e bregliqenore, në qendrat muzeale dhe në porte. Pamje nga tuneli i superstradës Tiranë-ElbasanPamje nga porti i DurrësitPamje nga një qendër tregtare në Tiranë456109

