Page 113 - Demo
P. 113


                                    Projekt II, ora e dytë Rezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja:• analizon pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe identifikon rrugët që sigurojnë menaxhimin e qëndrueshëm të tyre;• përshkruan skemat e organizimit administrativ të Shqipërisë përgjatë periudhave historike dhe vlerëson faktorët që kanë ndikuar në to;• përshkruan popullimin e hershëm të Shqipërisë, dinamikën, shpërndarjen e popullsisë dhe strukturën e saj (sipas moshës, gjinisë, besimit fetar, etnisë, vendbanimeve);• ndërton dhe interpreton grafikë/diagrame që paraqesin strukturën e popullsisë;• identifikon faktorët dhe pasojat e migrimeve të popullsisë së trevave shqiptare në etapat më të rëndësishme historike;• përshkruan tiparet dalluese të vendbanimeve në Shqipëri, llojet e tyre dhe shpërndarjen gjeografike;• ndërton dhe interpreton grafikë që paraqesin strukturën ekonomike të Republikës së Shqipërisë, shkallën e zhvillimit të sektorëve të ekonomisë dhe perspektivën e zhvillimit të saj;• vlerëson potencialet natyrore, kulturore dhe turistike të Republikës së Shqipërisë;• sjell fakte (shembuj) të problemeve mjedisore në Shqipëri dhe parashikon rrugët apo mundësitë për zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve mjedisore;• vlerëson dhe respekton pikëpamjet e të tjerëve (idetë individuale dhe ato në grup);• tregon integritet në aksesimin dhe përdorimin etik të informacionit;• është krijues, prezanton idetë e reja dhe komunikon lirshëm mendimet e tij/saj.Burimet kryesore të informacionit:skema përmbledhëse dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të siguruara nga interneti, shtypi, njësia vendore; guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, dokumentarë të ndryshëm televizivë.Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: materiale të printuara (materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara), materiale të siguruara nga interneti dhe shtypi, kompjuter, videoprojektor, fletë-anketa, tabelë prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj.Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit: Shënim. Për udhëzimet mbi realizimin e projektit, referojuni rubrikës përkatëse, të paraqitur në orën e parë të tij.Përshkrim përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës sëparë të projektit• Nxënësit përshkruajnë punën e bërë deri në këtë fazë të projektit. Tashmë, ai duhet të jetë në trajtën e një raporti paraprak, ndaj këshillohen nga mësuesi/ja t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë projektit në lidhje me origjinalitetin dhe cilësinë, për të pasur një produkt sa më të frytshëm në fazën përfundimtare.• Evidentohet kontributi i secilit anëtar të grupit dhe shkalla e bashkëpunimit midis tyre.• Nxënësit përshkruajnë shkallën e përdorimit të burimeve të informacionit, rrugët e sigurimit dhe vlefshmërinë e tyre.• Raportohen vështirësitë dhe bëhen sugjerime edhe nga nxënës të grupeve të tjera mbi zgjidhje dhe ide të ndryshme.Tema: Pasuritë natyrore, popullimi dhe ekonomia e Republikës së ShqipërisëShënimPrezantimi i produktit të projektit do të bëhet në orën e tretë të tij.111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117