Page 114 - Demo
P. 114


                                    Kontrollo kompetencatKontrollo kompete1 Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe diskutoni rreth tyre.a) Cilat janë disa nga veçoritë e përgjithshme të hidrografisë së Shqipërisë?b) Cilat janë llojet e ujërave nëntokësore?c) Cilët faktorë ndikojnë në formimin e ujërave nëntokësore dhe të burimeve në vendin tonë?d) Pse Shqipëria dallohet për larminë e botës së gjallë?e) Si klasifikohen brezat e bimësisë me rritjen e lartësisë së relievit? Çfarë veçorish i karakterizon secilin prej brezave të bimësisë në vendin tonë?f) Cilat janë llojet e faunës që rriten në Shqipëri? 2 Lokalizo në hartën përbri dhe analizo veçoritë kryesore të: a) Detit Adriatik;b) Detit Jon;c) liqeneve tektoniko-karstike;d) liqeneve bregdetare;e) liqeneve akullnajore;f) liqeneve karstike.3 Lokalizo në hartën-skicë (të vendosur përbri) lumenjtë kryesorë të vendit tonë dhe plotëso tabelën.Lumi Buron Derdhet Veçoritë kryesoreKarakteri i relievit përgjatë shtratit Gjatësia Prurjet mesatare4 Përcakto me anë të diagramit të Venit: a) të përbashkëtat dhe dallimet midis Detit Adriatik dhe Detit Jon, si dhe veçoritë e bregdeteve të tyre; b) të përbashkëtat dhe dallimet midis liqeneve tektoniko-karstike.5 Jep gjykimin tënd mbi: a) rëndësinë që kanë lumenjtë për zhvillimin ekonomik të vendit; dëmet e shkaktuara prej përmbytjeve të shpeshta të lumenjve në zonat përreth tyre dhe faktorët që kanë çuar në një situatë të tillë; rrugët apo masat që duhen marrë për zgjidhjen e këtij problemi;b) ndikimin e veprimtarisë njerëzore mbi botën e gjallë në vendin tonë; c) problemet kryesore të mjedisit në Shqipëri dhe rrugët apo masat që duhen marrë për zgjidhjen e tyre.6 Plotëso tabelën e mëposhtme. Faktorët që ndikojnë në formimin e tokave në vendin tonëLlojet e tokave Veçoritë e tyreZonaleJozonale7 Përkufizo konceptin: a) trashëgimi natyrore; b) zonë e mbrojtur.Përsëritje 2Vështrim i përgjithshëm gjeografik i Republikës së Shqipërisë (pjesa e dytë)112
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118