Page 115 - Demo
P. 115
Kontrollo kompetencatollo kompetencat8 Plotëso tabelën e mëposhtme.Kategoritë e zonave të mbrojtura në Shqipëri Shembuj ilustrues të secilës kategoriDisa nga problematikat me të cilat përballen zonat e mbrojtura në vendin tonë9 Evidento: a) faktorët që kanë ndikuar në organizimin administrativ të Shqipërisë përgjatë periudhave të ndryshme;b) disa skema të organizimit administrativ të Shqipërisë përgjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit të vendit;c) organizimin e sotëm administrativo-territorial të Republikës së Shqipërisë dhe evidento faktorët që kanë ndikuar në aplikimin e saj;d) popullimin e hershëm të truallit shqiptar dhe dinamikën e popullsisë së Shqipërisë përgjatë periudhave të ndryshme;e) faktorët që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë pas vitit 1990;f) shpërndarjen e popullsisë në Shqipëri, duke renditur edhe faktorët që kanë ndikuar në të;g) veçoritë e lëvizjeve migratore të popullsisë shqiptare;h) evoluimin dhe disa veçori kryesore të vendbanimeve të hershme shqiptare;i) llojet e vendbanimeve në Shqipëri duke bërë krahasimin midis tyre në funksionet që kanë; j) llojet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke lokalizuar në hartën e paraqitur në klasë disa prej zonave të rëndësishme të trashëgimisë kulturore;k) rëndësinë e potencialeve natyrore e humane dhe të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë në zhvillimin ekonomik të saj.10 Analizo: a) strukturën e popullsisë së Shqipërisë sipas moshës, gjinisë; etnisë, besimit fetar dhe vendbanimeve;b) faktorët kryesorë që kanë ndikuar në lëvizjet migratore (të brendshme dhe të jashtme) dhe pasojat me të cilat janë shoqëruar ato;c) veçoritë e emigracionit shqiptar në periudha të ndryshme; d) pasojat që solli për vendin emigracioni masiv i pas vitit ‘90;e) veçoritë dhe pasojat e emigracionit pas vitit ‘90 në vendbanimin tënd;f) raportin e kushteve natyrore dhe potencialeve humane me faktorët historiko-shoqërorë në zhvillimin ekonomik të vendit;g) veçoritë kryesore të ekonomisë së Shqipërisë: deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore; gjatë viteve 1945-1990; gjatë periudhës postkomuniste;h) ndikimin e pozitës gjeografike dhe të kushteve natyrore të vendit në zhvillimin e secilit prej sektorëve të ekonomisë;i) zhvillimin e sotëm të tre sektorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare, duke evidentuar peshën që zë secila prej degëve të tyre.11 Vlerëso perspektivën e degëve kryesore të ekonomisë së vendit dhe burimet mbi të cilat mbështetet zhvillimi i tyre.113

