Page 117 - Demo
P. 117


                                    Nëntematika 3: Rajonet gjeografike të Republikës së Shqipërisë Tematika: Ndërvarësia midis njerëzve, vendeve, rajoneve dhe mjediseveNxënësi/ja:identifikon faktorët që përcaktojnë diferencimin e rajoneve gjeografike të Republikës së Shqipërisë;interpreton në hartë pozitën gjeografike të Rajonit Perëndimor, rolin e saj në kushtet natyrore dhe në zhvillimin socio-ekonomik të këtij rajoni;dallon veçoritë natyrore të Rajonit Perëndimor dhe lokalizon në hartë njësitë kryesore të relievit;evidenton karakteristikat kryesore të popullimit të këtij rajoni, duke u përqendruar më tepër në rritjen e shpejtë të popullsisë dhe në ndryshimet strukturore të saj;identifikon veçoritë e qendrave të banuara, shkaqet e urbanizimit të shpejtë të Rajonit Perëndimor;hulumton në burime të ndryshme informacioni dhe interpreton veçoritë e dy prej qyteteve më të mëdha të këtij rajoni, si dhe funksionet e tyre;evidenton tiparet dhe drejtimin kryesor të aktivitetit të sotëm ekonomik të këtij rajoni;vlerëson trashëgiminë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Rajonit Perëndimor;ndërton dhe interpreton grafikë/diagrame dhe harta të popullsisë e të shpërndarjes gjeografike të aktiviteteve ekonomike në Rajonin Perëndimor;interpreton në hartë pozitën gjeografike të Rajonit Verior dhe Verilindor, rolin e saj në kushtet natyrore dhe në zhvillimin socio-ekonomik të këtij rajoni;identifikon shkaqet e ndarjes në nënrajone të Rajonit Verior dhe Verilindor;dallon veçoritë natyrore të Rajonit Verior e Verilindor dhe potencialet natyrore që ai ofron për zhvillim; lokalizon në hartë njësitë kryesore që përbëjnë relievin e Rajonit Verior dhe Verilindor; shpjegon veçoritë demografike të këtij rajoni dhe ndikimin e faktorëve natyrorë në popullimin e tij;hulumton në burime të ndryshme informacioni dhe interpreton tiparet dalluese të vendbanimeve të këtij rajoni;krahason e interpreton të dhëna të strukturës demografike dhe të dinamikës së popullsisë së Rajonit Verior dhe Verilindor;përshkruan tiparet dhe drejtimin kryesor të aktivitetit të sotëm ekonomik të këtij rajoni;vlerëson trashëgiminë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Rajonit Verior dhe Verilindor;diskuton për mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe llojeve të turizmit në Rajonin Verior dhe Verilindor;ndërton dhe interpreton grafikë/diagrame dhe harta të popullsisë e të shpërndarjes gjeografike të aktiviteteve ekonomike në Rajonin Verior dhe Verilindor;interpreton në hartë pozitën gjeografike të Rajonit Juglindor, rolin e saj në kushtet natyrore dhe në zhvillimin socio-ekonomik të këtij rajoni;dallon veçoritë natyrore të Rajonit Juglindor dhe lokalizon në hartë njësitë kryesore të relievit të tij;përshkruan veçoritë demografike të këtij rajoni, ndryshimet në kohë të strukturës së popullsisë dhe lëvizjet migratore;identifikon veçoritë e vendbanimeve dhe nivelin e urbanizimit në Rajonin Juglindor;evidenton tiparet dhe drejtimin kryesor të aktivitetit të sotëm ekonomik të këtij rajoni;vlerëson trashëgiminë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Rajonit Juglindor;ndërton dhe interpreton grafikë/diagrame dhe harta të popullsisë e të shpërndarjes gjeografike të aktiviteteve ekonomike në Rajonin Juglindor;interpreton në hartë pozitën gjeografike të Rajonit Jugor, rolin e saj në kushtet natyrore dhe në zhvillimin socioekonomik të tij;dallon veçoritë natyrore të Rajonit Jugor dhe lokalizon në hartë njësitë kryesore të relievit të tij;përshkruan veçoritë demografike të këtij rajoni, ndryshimet në kohë të strukturës së popullsisë dhe lëvizjet migratore;identifikon veçoritë e vendbanimeve dhe nivelin e urbanizimit në Rajonin Jugor;evidenton tiparet dhe drejtimin kryesor të aktivitetit të sotëm ekonomik të këtij rajoni;vlerëson trashëgiminë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Rajonit Jugor;ndërton dhe interpreton grafikë/diagrame dhe harta të popullsisë e të shpërndarjes gjeografike të aktiviteteve ekonomike në Rajonin Jugor.
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121