Page 118 - Demo
P. 118
MësimiI.1 3.1Fjalë kyçe rajonet gjeografike të Republikës së Shqipërisë faktorët që përcaktojnë rajonizimin e saj Rajonet gjeografike të Republikës së ShqipërisëPër sa i përket zhvillimit, ashtu si çdo vend tjetër hapësira e Republikës së Shqipërisë paraqet specifika në pjesë të ndryshme të saj. Këto specifika përcaktohen nga sipërfaqja, pozita gjeografike, veçoritë natyrore, si dhe nga natyra e zhvillimit ekonomik e socialkulturor të secilës prej këtyre hapësirave. Bazuar në këto specifika, Shqipëria është ndarë në katër rajone gjeografike, të cilat përfaqësojnë hapësira me veçori fizike e humane qartësisht të dallueshme nga njëratjetra. Ato janë: Rajoni Verior dhe Verilindor, Rajoni Juglindor, Rajoni Jugor dhe Rajoni Perëndimor. Ky rajonizim është rezultat i ndikimit të disa faktorëve, ku më kryesorët janë: faktori natyror, ai socio-ekonomik dhe faktori demografik. Faktorët natyrorëSecili prej rajoneve gjeografike karakterizohet nga veçori natyrore të ndryshme. Ato dallojnë midis tyre nga: ndërtimi gjeologjik i truallit, relievi, klima, hidrografia, tokat dhe bota e gjallë, çka përcakton edhe sasinë e rezervave natyrore që mund të shfrytëzohen për zhvillimin e ekonomisë. Kështu, Rajoni Verior dhe Verilindor karakterizohet nga një përbërje gjeologjike dhe mineralogjike e larmishme, klimë dhe hidrografi e pasur, si dhe nga rezervat e mëdha pyjore. Si rezultat i këtyre veçorive, rajoni dallohet për industrinë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve, prodhimin dhe përpunimin e materialeve të ndërtimit; zhvillimin e turizmit të bardhë dhe atij të gjelbër; hidroenergjetikën, ekonominë bujqësore, përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe për ekonominë pyjore. Ndërkohë, Rajoni Perëndimornjihet kryesisht për zhvillimin e ekonomisë bujqësore, turizmit, transportit, industrisë ushqimore, tregtisë, shërbimeve dhe industrisë nxjerrëse të naftës. Zhvillimi i këtyre degëve të ekonomisë lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me pozitën gjeografike të këtij rajoni, klimën mesdhetare, daljen e gjerë në det, sipërfaqet e mëdha fushore (me toka pjellore), praninë e shtresave naftëmbajtëse etj. Në Rajonin Juglindor,rezervat e mëdha të hekur-nikelit (të cilat sot nuk shfrytëzohen), tokat pjellore në fushëgropat dhe gropat, klima kontinentale (me reshje bore), Diskutojmë: Bazuar në hartën fiziko-gjeografike dhe njohuritë që keni, përshkruani veçoritë natyrore të Republikës së Shqipërisë dhe evidentoni ndryshimet që vini re midis territoreve në perëndim, lindje, veri dhe në jug të saj.RAJONIZIMI I HAPËSIRËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËAspekte nga sektori i tretë i ekonomisë në Rajonin Perëndimor 2FaktorëtSecili prej rajdallojnë midibota e gjallpër zhvinga një e pasur,dallohetpërpunimtë gjelbëbujqësorenjihet kryushqimordegëve të rajoni, toRajoni JuglindorRajoni Verior dhe VerilindorRajoni PerëndimorRajoni JugorHarta paraqet rajonet JMHRJUDÀNHWs6KTLSsULVs1116

