Page 12 - Demo
P. 12


                                    Trevat shqiptare në Evropë dhe RajonHarta politike e trevave shqiptare gjatë mesjetës Në fund të antikitetit dhe gjatë mesjetës së hershme (shek. IV-VII ps.K.), trevat shqiptare u prekën nga dyndjet e ostrogotëve, visigotëve dhe hunëve, ndërsa gjatë shek. VI-VII, nga dyndjet sllave, të cilat u shoqëruan me ngulime dhe me rrënime të mëdha të territorit. Në shek. IX ps.K., trevat shqiptare u bënë pjesë e riorganizimit administrativ mbi bazë themash të Perandorisë Bizantine. Pjesa më e madhe e tyre u përfshi në themën e Durrësit, e cila shtrihej nga Tivari në veri deri në Gjirin e Vlorës në jug dhe në luginën e Drinit në lindje. Pjesa tjetër e trevave u përfshi në themën fqinje të Nikopojës (që shtrihej në kufijtë e provincës së dikurshme të Epirit të Vjetër), në atë të Selanikut (e cila përfshinte edhe viset e Kosovës dhe pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut), dhe në themën e Dalmacisë.Shekujt XI-XII u shoqëruan me zhvillimin politik autonom të fisnikëve shqiptarë. Midis tyre spikati formacioni shtetëror i Arbrit, i cili ishte vazhdimësi e fisit të albanëve. Gjatë shek. XII-XIII, disa treva bregdetare të Shqipërisë (Durrësi, Vlora, Kanina, Butrinti, Sopoti e Porto-Palermoja) ranë nën sundimin norman e në atë anzhuin, ndërsa më vonë, një pjesë e tyre u përfshinë sërish nën juridiksionin bizantin. Në mesin e shek. XIV, familjet e mëdha të trevave shqiptare krijuan principatat e para, ndër të cilat dalluan principatat e Topiajve, Balshajve, Muzakajve, Zenebishëve dhe Shpatajve. Në vitet ‘80 të shek. XIV, trevat shqiptare u sulmuan nga ushtritë osmane, të cilat pushtuan fillimisht Prilepin, Manastirin, Kosturin e Janinën dhe më vonë, trevat në perëndim. Tokat e pushtuara prej tyre u organizuan në një njësi administrative të quajtur “Sanxhaku shqiptar”. Në vitet ‘40 të shek. XV, nën drejtimin e Skënderbeut u formua shteti shqiptar, i cili shtrihej nga Dukagjini në veri, deri në Devoll e Seman në jug, dhe nga bregu i Adriatikut në perëndim, deri në luginën e Drinit të Zi në lindje. Pas vdekjes së Skënderbeut, trojet shqiptare ranë për pesë shekuj me radhë nën pushtimin osman dhe u përfshinë në elajetin e Rumelisë. SICILINaisusSIRMIUMTRANSILVANIPecsCenadNikopojëSirakuzëPatras AthinaMesembriaOMËAlba luliaVidinTarnovoSTRIMON OPSIKIONKAPADOKIAKARASIANONARMENIAKONK A L D I A IBERIAAn lA N IK O L O N E I A S E B A S T E I A V A S P U R K A NS E L E U C I A TELUK C I L I C I A KRETËPAPLAGONIAQIPROAntlochAlepoEMIRATI I MOSULITEMIRATII ALEPOSPELOPONEZBUKELARIONA N A T O L I K O N PaphosMosulNikeaTRAKESIONGradoPrespëSerdlcaSilistraNapoliSplitPARISTRIONTheodosiaSinopeKutaisiTbilisi TrapezusErzurumT A R O NAlmasiaAmastrisAtaleia IkonionPanagoriaKOSTANDINOPOJËKersonPestZadarOhërSelanikSmirna SAMOS KALABRITarentoL O N G O B A R D I DyrrahMESOPOTAMI OPTIMATONEdesaM E L I TE N E ANTIOKIASimiumSingidunumBudaKERSONESBagdadMBRETËRIAHUNGAREZEKhazarsThema e Selanikut Thema e NikopojësThema e DalmacisëThema e DurrësitTrakiHadrianopojëTHEODOSIOPOLISeciaDeti i ZiDetiJonDetiEgjeDeti AdriatikD e t i M e s d h eLEGJENDËShtrirja e Perandorisë Bizantine Kufijtë e ndarjeve administrative mbi bazë themash+DUWDSDUDTHWVKWULUMHQH3HUDQGRULVs%L]DQWLQHJMDWsYLWLWSV.4PrizrenDibërBeratVlorë Ishulli i SazanitOhërDurrësLezhëKrujëL. MatL. BunëL. ErzenL. MatLiqeni i OhritLiqeni i ShkodrësLiqeni i Prespës Deti AdriatikL. Drini i ZiL. DrinShkodërL. ShkumbinL. SemanL. VjosëL. OsumL. VjosëL. DrinoL. Devoll0 10 20 30 40 km+DUWDSDUDTHWVKWULUMHQH3ULQFLSDWsVVs$UEULWSHULXGKDffi 5LEGJENDËPrincipata e Arbrit ose Arbëria 10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16