Page 121 - Demo
P. 121
5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsveriperëndimi drejt juglindjes. Pjesa më e madhe gjendet në lartësitë 200-400 m dhe vetëm disa prej tyre arrijnë mbi 500 m. Klima Në këtë rajon mbizotëron klima mesdhetare fushore. Kjo lidhet me daljen e gjerë në Detin Adriatik dhe me lartësinë e vogël mbi nivelin e detit, e cila mundëson depërtimin e masave ajrore detare në brendësi të rajonit. Veçori karakteristike e klimës së këtij rajoni është vera e nxehtë dhe e thatë dhe dimri i butë e i lagësht. Reshjet e borës janë një dukuri e rrallë. Erërat karakteristike të Rajonit Perëndimor janë: puhia detare, murrlani (në pjesën veriore të tij) dhe erërat e ngrohta e të lagështa, që fryjnë nga jugperëndimi e perëndimi. Temperatura mesatare vjetore luhatet nga 14,80C (në Shkodër) në 16,50C (në Vlorë). Sasia më e madhe e reshjeve regjistrohet në Ultësirën e Shkodrës (1500-2000 mm në vit). Hidrografia Rajoni ka një hidrografi mjaft të pasur, e cila përfaqësohet me rrjedhat e poshtme të lumenjve më të mëdhenj të vendit (Drini, Mati, Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa); me lumenjtë që rrjedhin tërësisht apo pjesërisht brenda rajonit (Buna, Kiri, Gjadri, Droja, Gjanica etj.); me liqene (ai i Shkodrës dhe liqenet e Dumresë) e laguna (ajo e Kune-Vainit, e Patokut, e Karavastasë, e Nartës); me ujëra nëntokësore arteziane dhe me një numër të vogël burimesh. Pamje nga zona ku lumi Drin bashkohet me lumin Bunë.Tokat Tokat më të përhapura janë ato të hirta kafe. Krahas tyre, në pjesë të ndryshme të rajonit gjenden edhe ato aluvionale, moçalore dhe të kripura.Bota e gjallëRajoni Perëndimor është rajoni me sipërfaqen më të vogël të bimësisë natyrore, për shkak të zëvendësimit të saj me bimësi të kultivuar. Megjithatë, flora natyrore përfaqësohet me disa masive pyjore, siç janë: pylli halor i Divjakës, pylli me dushqe i Rodonit dhe ai i Ardenicës, si dhe pyjet e përziera të Kunes. Për sa i përket faunës, ajo është e kufizuar në lloje: ndeshen kryesisht shpendët ujorë (rosat, patat e egra, pelikani kaçurrel) dhe shpendët e tokës (fazani, thëllëza e fushës, shkurta), ndërsa nga kafshët, ujku, çakalli dhe dhelpra. Njësitë përbërëse të rajonitRajoni Perëndimor përbëhet nga dy njësi të mëdha: Ultësira e Shkodrës dhe Fushat e kodrat midis Lezhës e Vlorës. Ultësira e Shkodrës është formuar si rezultat i lëvizjeve tektonike fundosëse. Ajo ka një taban gëlqeror, mbi të cilin janë depozituar zhavorre, argjila dhe sedimente liqenore. Me përbërjen gëlqerore të saj lidhen edhe dukuritë karstike që zhvillohen në këtë zonë, varfëria e ujërave 3 4 Pamje nga laguna e Kunes, Lezhë119

