Page 122 - Demo
P. 122


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRadha jotesipërfaqësore dhe prania e atyre nëntokësore. Ultësira e Shkodrës përbëhet nga Ultësira e Mbishkodrës dhe ajo e Nënshkodrës (njësia më e madhe e saj), e cila përshkohet nga lumenjtë Drin dhe Bunë. Në pjesën jugperëndimore të saj lartësohet vargu i kodrave të Rencit dhe të Kakariqit. Fushat dhe kodrat midis Lezhës e Vlorës Kjo njësi e Rajonit Perëndimor përbëhet nga disa nënnjësi, të cilat janë: fushat dhe kodrat midis Lezhës, Durrësit e Tiranës, fusha e Myzeqesë, fusha e Elbasanit, zona kodrinore midis Erzenit të Mesëm dhe Shkumbinit të Mesëm, pllaja e Dumre-Darsisë, kodrat e Sulovës dhe kodrat e Mallakastrës. Nënnjësia e fushave dhe kodrave midis Lezhës, Durrësit e Tiranës, e cila përbëhet nga gëlqerorë e terrigjenë, zë fill nga Shëngjini në veri dhe shtrihet deri në luginën e Erzenit në jug. Pjesë të saj janë: fusha e Lezhës, ajo e Tiranës, fusha e Durrësit, si dhe një numër kodrash e vargjesh kodrinore, ndër të cilat dallon vargu kodrinor Kepi i Rodonit–Vorë–Erzen. Fusha e Myzeqesë, e cila është fusha më e madhe dhe më pjellore e vendit tonë, përbëhet nga: fusha e Kavajës, Myzeqeja e Madhe, Myzeqeja e Vogël dhe Myzeqeja e Vlorës. Sipërfaqen e rrafshët të Fushës së Myzeqesë e thyejnë një sërë kodrash, si: ajo e Kryevidhit, Divjakës, Ardenicës, Frakullës etj. Fusha e Elbasanit gjendet në rrjedhën e mesme të Shkumbinit, e rrethuar nga kodrat e Kërrabës dhe të Sulovës. Ajo ka toka pjellore dhe është formuar nga një fundosje tektonike.Zona kodrinore e Kërrabës midis Erzenit të Mesëm dhe Shkumbinit të Mesëm përbëhet kryesisht nga shkëmbinj terrigjenë e gëlqerorë dhe ka një reliev të copëtuar prej degëve të Erzenit dhe Shkumbinit. Pllaja e Dumre-Darsisë përfshin kodrat e Darsisë dhe pllajën karstike të Dumresë. Darsia ka në përbërje të saj shkëmbinj terrigjenë, ndërsa Dumreja përbëhet nga gipse. Lartësinë më të madhe, kjo nënnjësi e arrin në Pllajën e Dumresë (450 m). Në territorin e saj gjendet edhe një numër i madh liqenesh karstike. Kodrat e Sulovës përbëhen nga terrigjenë e gëlqerorë dhe kanë reliev të çrregullt, të copëtuar nga disa përrenj. Kodrat e Mallakastrës janë grumbulli kodrinor më i madh i rajonit dhe i gjithë vendit. Pjesa më e madhe e kodrave të kësaj nënnjësie shtrihen në lartësitë 300-700 m dhe përbëhen kryesisht nga terrigjenët. Vetëm disa prej tyre përbëhen nga gëlqerorët dhe arrijnë lartësinë mbi 700 m. 1 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģŶĮnjŝŬŽͲŐũĞŽŐƌĂĮŬĞ;ƚģƉĂƌĂƋŝƚƵƌŶģŬůĂƐģͿƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģZĂũŽŶŝƚWĞƌģŶĚŝŵŽƌĚŚĞǀůĞƌģƐŽƌŽůŝŶĞƐĂũ͘2 ŶĂůŝnjŽŬƵƐŚƚĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞƚģZĂũŽŶŝƚWĞƌģŶĚŝŵŽƌ͘3 WůŽƚģƐŽƚĂďĞůģŶĞŵģƉŽƐŚƚŵĞ͘EģŶŶũģƐŝƚģĞZĂũŽŶŝƚWĞƌģŶĚŝŵŽƌ sĞĕŽƌŝƚģĞƐĞĐŝůģƐƉƌĞũƚLJƌĞs/Pamje nga Fusha e Zadrimës, pjesë e Ultësirës së NënshkodrësPamje nga kodrat e Kërrabës dhe fusha e Elbasanit56120
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126