Page 123 - Demo
P. 123


                                    MësimiI.1 3.3 Popullimi i hershëm i rajonitGjurmët e para të popullimit të Rajonit Perëndimor i përkasin paleolitit të mesëm. Veglat prej stralli që janë zbuluar në stacionet arkeologjike, si ai i Kryegjatës pranë Apollonisë (Fier), i Gajtanit (Shkodër) etj., dëshmojnë popullimin e hershëm të këtij rajoni. Përgjatë shekujve, ai është populluar në të gjithë sipërfaqen e tij dhe është karakterizuar vazhdimisht nga rritja e numrit të popullsisë, e cila ka sjellë krijimin dhe shtimin e shumë vendbanimeve. Rajoni dallohet gjithashtu për numrin e madh të qendrave të hershme urbane, një pjesë e të cilave i përket mesit të shek. IV pr.K. Gjatë kësaj periudhe, ai banohej kryesisht nga fisi ilir i albanëve dhe ai i taulantëve. Në shekujt që pasuan, zgjerimi i aktivitetit zejtar, tregtar dhe bujqësor solli rritjen e numrit të popullsisë në qendrat urbane të rajonit, si: Bylis, Lisus, Dyrrah, Apoloni, Antipatrea, Skodër etj. POPULLIMI DHE LLOJET E VENDBANIMEVE NË RAJONIN PERËNDIMOR Fjalë kyçepopullimi i hershëm i rajonitshpërndarja gjeografike e popullsisë struktura e popullsisë së rajonit, llojet e vendbanimeveDiskutojmë: Përshkruani disa veçori të popullimit të Rajonit Perëndimor. Evidentoni shpërndarjen gjeografike të popullsisë në këtë rajon, duke përcaktuar faktorët që kanë ndikuar në të.  Shpërndarja gjeografike e popullsisëRritja e numrit të popullsisë së Rajonit Perëndimor nuk ka pasur përherë të njëjtat ritme. Ritmet më të larta ajo i ka njohur gjatë periudhës 1945-1990 dhe sidomos pas ‘90-ës. Gjatë viteve 1945-1990, rritja e numrit të popullsisë lidhej ngushtë me politikat demografike të kohës, të cilat ishin në favor të rritjes së lindshmërisë. Ajo ishte e lidhur gjithashtu me natyrën e zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Kështu, ndërtimi dhe vënia në punë e objekteve të mëdha industriale në këtë rajon dhe zhvillimi i degëve të tjera të ekonomisë u shoqëruan me ardhjet (e planifikuara nga shteti) e punonjësve të kualifikuar në fushat përkatëse. Pas vitit ‘90, për shkak të numrit të madh të popullsisë së ardhur nga rajonet e tjera të vendit, Rajoni Perëndimor njohu ritmet më të larta të popullimit. Kjo ka bërë që emigrimi i një pjese të popullsisë së këtij rajoni të mos ndikojë në numrin e përgjithshëm të saj. Sot, popullsia e Rajonit Perëndimor përbën rreth 69% të popullsisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në migrimin e popullsisë drejt këtij rajoni pas vitit ‘90, lidhen kryesisht me: njohjen e të drejtës së lëvizjes së lirë të individit, nevojën për të Pamje nga qyteti ilir i Bylisit (në Mallakastër), i themeluar në gjysmën e parë të shek. IV pr.K. Pamje nga kalaja mesjetare e Lezhës, e ndërtuar mbi rrënojat e Akrolisit antik, në shek. IX1 2121
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127